Kërko:
Kërkim i Avancuar

Postuar me 17:32 ne 14/4/2009
Kjo teme le te jet per tekstet e kengeve te elites
Postuar me 17:36 ne 14/4/2009
" Kenget mi vrave me dashuri "

Do t'ju tregoj nje histori
qe pikon dhimbje e mall per dashuri
por veshtire e kam t'ja nis se s'mundem
ate kohe ta kujtoj e te mos qaj...
shume kohe shkova pas saj i shkallnuar
por ajo s'me kuptoj s'ka per t'kuptuar
perte sa shume kendova per te veten harrova...

Pse? Pse keshtu ndodhi une kurre s'mund ta mesoj
a linda i mallkuar apo kjo bote e eger ndoshta me mallkoj
s'mundem,jo s'mundem, s'mundem ta kuptoj
veç do vuaj e do te kendoj....

Me tradhetoj me shokun tim
eshte e vertete e jo film
tani aspak s'mendoj per te se s'dua
me te fatin tim serish ta ndaj...
diçka ndryshoj pa pritur e pa kujtuar
ne shokun tim te ngusht ish dashuruar
Sa shum qe i besova sa shum u mashtrova

Se une s'te kuptova ty asnjehere
se ç'ndodhi me mua ende nuk e di
gjithe kenget mi vrave me dashuri.....

Pse keshtu ndodhi une kurre s'mundem ta mesoj
a linda i mallkuar apo kjo bote eger ndoshta me mallkoj
s'mundem, jo s'mundem, s`mundem ta kuptoj
veç do vuaj e do te kendoj....

Vuaj,vetem vuaj,vetem vuaj e kendoj....
Postuar me 02:21 ne 15/4/2009
"Elita 5 cmendem "
Edhe sonte jetoj me plagën e vjetër,
ndoshta dhimbja do pushojë,
do pushojë në botën tjetër...

Dikur do ta dua dikë,
por asnjeherë si dikë dikur,
atë që Zoti s'më dha
nga njerzit se kërkoj kurrë..

Ref:

Do të pres si heren e parë,
unë jam lot që nga sytë e tu jam dalë,
nëse vdes heshtja do të flasë,
unë shkoj dhe shikimet treten
dhe në terr ti mbetesh...

E kërkoj një shpirt që nga ndarja e kanë vra,
dhe mundohem ti tregoj se cmendem,
në ktë botë të verbër,
cmendem që s´jam dikush tjetër...

Kërkoj një që ndarja e ka vra,
dhe mundohem ti tregoj se cmendem,
në këtë botë të verber, cmendem
që s´jam dikush tjetër...
Postuar me 02:27 ne 15/4/2009
"Elita 5 - Shiu vetëm ty të lag"

--------------------------------------------------------------------------------
Në mes të natës erdhe
ëndërrat mi prishe ti
për mua ishe e vdekur
e humbur në gjithësi...

Më ler të qetë të lutem
gjumin ti mos ma prish
qelqi njëherë thyhet
nuk ngjitet sërish....

Dëgjoje pikëllimin
që shpirtin ma copëton
që bie bashkë me shiun
sytë m'i mjegullon....

Ti s'vjen…
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne
Ti s'vjen…
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne

Në qiellin e harruar
më yjet nuk rrinë
kujtimi yt i zbehur
tretet nëpër shi....

Ti s'vjen…
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne
Ti s'vjen…
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne

Ti s'vjen...
koha është ndaluar.....
unë qaj për ty....

Postuar me 23:10 ne 17/4/2009

DUA TE VDES

Dua të vdes
Dhe pse jam i ri

Ndoshta kur do të dëgjosh
Do të qash dhe ti
(përsëritet)

(refren)
Por dije se kam vdek'
Dhe zemra mu bo hi
Dhe s'mendoj
Më për ty
-------------------------

Ndoshta do të gëzohesh
Se nga unë do të lirohesh

Ndoshta do të qash
Se nga unë do te ndahesh
(përsëritet)

(refreni)

Postuar me 23:12 ne 17/4/2009
Nëse sonte ndihesh vetëm
Dhe ke frikë të shohësh ëndrra
Shuaj dritën, ndize zemrën
Do t'më gjesh mua Brenda
(2 herë)

Dhe lindi kënga e dashurisë
Që kurrë për ty s'do ketë mbarim
Kjo këngë përjetë mbetet kujtim

Me ty asgjë nuk do ndërroj
Le t'më falin botën mua
Çdo vajzë tjetër që e takoj
Bën më tepër të të dua
(2 herë)

Dhe lindi kënga e dashurisë
Që kurrë për ty s'do ketë mbarim
Kjo këngë përjetë…
Mbetet kujtim....

Postuar me 23:13 ne 17/4/2009

HARROJE VETMINE

Nëse sonte ndihesh vetëm
Dhe ke frikë të shohësh ëndrra
Shuaj dritën, ndize zemrën
Do t'më gjesh mua Brenda
(2 herë)

Dhe lindi kënga e dashurisë
Që kurrë për ty s'do ketë mbarim
Kjo këngë përjetë mbetet kujtim

Me ty asgjë nuk do ndërroj
Le t'më falin botën mua
Çdo vajzë tjetër që e takoj
Bën më tepër të të dua
(2 herë)

Dhe lindi kënga e dashurisë
Që kurrë për ty s'do ketë mbarim
Kjo këngë përjetë…
Mbetet kujtim....

Postimi i shly me sukses .
Postuar me 23:17 ne 17/4/2009

AL KAPONE

C'më shikon ashtu
Si ndonjë skifter
Që zogjët e vegjël
Në kthetra i merr.

Je tepër bërë xheloze
Për te qënë e mirë
Pra më ler të qetë
Kur jam duke pirë
Kur jam duke pirë…

(refren)
Ti s'mund ta pushtosh
Asnjëherë zemrën time
Si konkuistatori
Amerikën Latine

S'ta kam vjedhur zemrën
Une ty me revole
Pa asnjë shpresë më thua
Se jam Al Kapone
------------------------

Më dukesh si bleta
Që m'ushqen me mjaltë
E pastaj më djeg
Me therën e zjarrtë

Këshillat e mia
Vashë mos i harro
Prandaj korrigjohu
E mos më zemëro
E mos më zemëro…

(refreni)