Kërko:
Kërkim i Avancuar

Postuar me 17:23 ne 14/4/2009
Pa diskutim grupi me i suksesshem i muzikes Shqiptare i te gjitha koherave.

Kush jane Elita 5 !

Arif Zyberi Kengetar
Besim Ibrahimi Baterist
Agron Idrizi Bas kitarë
Nevip Mustafai Solo kitarë
Nexhat Mujovi (Virusi) Orkestrues.

Si lindi "Elita 5"? (flet Agroni)

Kemi qenë bashkë në një klasë. Dëshira e madhe për muzikë bëri që të krijohej fillimisht një grup shkolle . Më pas kërkuam një vokal më të mirë dhe me ne u bashkëngjit edhe Arifi. Në fund të viteve 80-të ishim të rinj, ëndrra për të kënduar bëri që të formonim një informacion prej pesë vetësh . Sigurisht që hapat e para ishin shumë të vështira sepse edhe kushtet nuk i kishim. Pas shumë peripecish nxorëm një album i cili për atë kohë qe shumë i mirë edhe pse nuk kishim mundësitë teknike që kemi tani. Pas këtij erdhi albumi i dytë i cili depërtoi edhe në Shqipëri, "Nuk jam Al Kapone". Pikërisht ky album na hapi dyert e suksesit dhe filluam që këtë punë ta marrim me seriozitet . Gjithsesi deri tani kemi realizuar 6 albume , dhe po punojmë për të realizuar një album të ri. Duhej të ishte përfunduar më parë por atmosfera politike që mbizotëron në Maqedoni për shkak të situatës politike, dashje pa dashje na ka penguar. Shpresojmë që zgjedhjet të kalojnë shumë mirë dhe ne të vazhdojmë punën tonë. Besojmë se në fund të ketij viti do të dalë në treg albumi ynë i ri. Shpresojmë në këtë kohë për faktin se shumica e këngëve janë të kompozuara, mbetet vetëm finalizimi tyre.

Albumet

Elita 5
Nuk jam Al Kapone
Fol vetem fol
Si Merlin Monro
Only for you
Hitet 2001
Elita 5 Live
Postuar me 02:36 ne 15/4/2009
Definitivisht nje nder grupet me te suksesshme per muzik Rock ësht edhe Elita 5 , Po kur jemi te muzika ´Rock Grupi 403 është grupi me i suksesshëm ne Kosov , Pas 25 e me shum vitev Muzika e Grupit 403 ndegjohet në Kosov rregullisht " http://www.youtube.com/watch?v=l98vTFRqjXY&feature=related " ndegjone kët këng pas 25 Vitesh perseri ne sken , Live Ne Teatrin Oda Ne prishtin ;) 403 - A do te kthehet
Postuar me 02:44 ne 15/4/2009
Grupet Dhe Këngetaret Me te suksesshem te Muzikes Rock:
403 , Elita 5 , NA , Gjurmet , Minatori , Asgje Sikur Djelli , Iliret , TRIX , Fisniket , B.B Poqi , Alban Skenderaj , Shkumbin Ismaili