Category:
www-news
Reputacioni i dobët i Windows Vista ka të bëjë shumë me kërkesat e larta që bënë në hardware te sistemit, kompjuterit...
Pasi që tani kemi versionin e plot të Windows 7 në dorë, është koha për të gjetur se sa ka, apo nuk ka, përmirësime në krahasim me paraardhësit e tij, dhe për të bëra disa benqmarks (testime), të shihet nëse Microsoft na ofron një produktë që klientët mund të shërohen nga plagët e krijuara përmes Windows Vista. Kai Scmerer nga ZDNet, ka vënë nën mikroskop të tri versionit, dhe kjo është çka përfundojmë.
Reputacioni i dobët i Windows Vista ka të bëjë shumë me kërkesat e larta që bënë në hardware te sistemit, kompjuterit. Kur Vista doli në Vjeshtën e 2006, fuqia kompjuterike ishte me dobët se në kompjuterët e sotshëm, mirëpo edhe me hardware modern, sapo ta vëni ne përdorim kompjuter bazuar në sistemin Vista, vëreni që është një sistem operativ që vuan për software që e kanalizon fuqinë kompjuterike dhe e maksimizon përdorimin e kompjuterit me performansat e ndërtuara.
Microsoft nuk mund të pranoj një reputacion të ngjashëm me Windows 7, dhe kështu ka optimizuar të gjitha komponentët kryesore të Sistemit Operativ. Nga start-up (lëshimi), deri në log in (kyçja), çdo gjë në Windows 7 është më e shpejt se Vista.
ZDNet ka përdorur lëshimin, versionin, e fundit (Jo Windows Beta) të Windows 7 të lëshuar tek prodhuesit e kompjuterëve për të krahasuar me Windows XP dhe Windows Vista në platforma, kompjuter, të ndryshëm.
Platformat e Testuara

Startimi dhe Fikja
Koha që një kompjuter merr për të startuar nuk është kyçe dhe me rëndësi për performancën në përgjithësi, tek e fundit, kompjuteri zakonisht startohet vetëm një herë në ditë. Sidoqoftë, është indikacion dhe ofron sinjal fillestar të shpejtësisë të Sistemi Operativ. E njëjta vlen edhe për procesin e fikjes. Para fillimit të testimit, janë bërë të gjitha updates ne të tre sistemet operative. Për të
maksimizuar performancen e Diskut, është aktivizuar mënyra AHCI (Advanced Host Controller Interface) në BIOS.
Në kompjuterin me fuqinë e madhe procesuese (rendi tre ne tabel), që kishte të instaluar PM800 Sammsung SSD Hard Drive, Windows 7 merr vetëm 12 sekonda për të arritur ne Desktop; XP merr 14.1 sekonda kurse Vista 14.5 sekonda.
Mirëpo, përdoruesit me eksperience të Windowsit e dinë që kohëzgjatja e paraqitjes së Desktopit dhe lansimi i plot i sistemit operativ nuk janë dy gjëra të njëjta. Si e tillë, kemi bërë matjen e dytë, duke ndaluar kohë matjen pas lansimit te Internet Explorer 8 me homepage të drejtuar në Bing. Kjo tregon kohëzgjatjen që merr për të përdorur aplikacione të bazuara në Web.
Nëse gjykojmë nga kjo matje, Windows 7 punon më shpejt. Pas paraqitjes se Desktopit, kohëzgjatje deri tek Bing hompage është vetëm 2.5 sekonda. I tërë procesi startues ne Windows 7 deri tek arritja e Bing homepage zgjat 14.5 sekonda. Vista zgjat 18.5 sekonda ndërsa XP 23.7 sekonda.
Windows 7 gjithashtu fiket më shpejt se dy paraardhësit e tij, me kohëzgjatje prej vetëm 4.5 sekondash krahasuar me Vista prej 7 sekondash dhe XP prej 6.5 sekondash.
Startimi në makinën me fuqi kompjuterike te vogël (rendi i parë ne tabelë), natyrisht zgjat me tepër. Lansimi i Windows 7 në sistemin me procesor 1.6GHz Intel Atom N333 dhe me hard disk konvencional zgjati për 44 sekonda. Qasja ne internet u mundësua pas 3 sekondash, ne krahasim me 57 sekonda ne Vista dhe 55 sekonda për XP. Në sistemin e vogël, fikja është më e shpejta në XP prej 8.1 sekondash, kundër Windows 7 prej 9.1 sekondash dhe Vista prej 10.3 sekonda.
Në përgjithësi koha gjatë startimit dhe fikjes tregon që Windows 7 perfomon më së miri, pavarësisht nga specifikat që sistemi është i ndërtuar. Sidoqoftë, updates dhe instalimi i aplikacioneve shtesë mund ti ndryshojnë këto të dhëna.
Koha e llogaritur sekonda; sa më pak sekonda aq më mirë.
Koha e llogaritur sekonda; sa më pak sekonda aq më mirë.

Koha e llogaritur sekonda; sa më pak sekonda aq më mirë.

Menaxhimi i memories dhe përdorimi i Cache
Me Vista, Microsoft paraqiti teknologjinë e re te quajtur SuperFetch, për caching të aplikacioneve dhe shpejtësimit te kohës startuese. Memorja Cache regjistron aplikacionet që përdorën shpesh, dhe shpejton kohën e lansimit të tyre, në një mënyre kompjuteri është duke pritur përdoruesin që të jap urdhrin për lansimin e aplikacionit.
Për hard disqet konvencional magnetik, kjo teknologji është e kuptueshme. Mirëpo nëse SSD përdoret për ruajtje, më mirë është që SuperFatch të qëndroj i fikur. Kohë qasje superiore e SSD-ve donë të thotë i lanciojm aplikacionet shumë me shpejt se disqet magnetike, kështu SuperFatch nuk bënë ndonjë dallim.
Microsoft në Maj lajmëroj përmes ditarit elektronik që Windows 7 do ta ndaloj metodën SuperFAtch ne sistemet që përdorin SSDs. Microsoft gjithashtu njoftoi që metodat si Difragment dhe ReadyBoost nuk do të përdorën në Windows 7. Mirëpo, në versionin RTM (7600.16385), vetëm Defrag është joaktiv për SSD; SuperFatch dhe ReadyBoost startojn ngjashëm sikurse me disqet magnetike.
Metoda SuperFatch ne Windows 7 dallon ne qasje dhe shfrytëzimin e Cache nga Vista. Nën Vista, regjistrimi ne Cache fillon menjëherë gjatë lansimit. Siç tregon figura më poshtë, vetëm pas 3 minutave mbi 1GB e memories është shpërndar. Në Windows 7, SuperFatch fillon pas 5 minutash, dhe pas 10 minutash pak me shumë se 600MB e memories shpërndahet. Brenda kësaj koha, SuperFatch ne Vista do të shpërndante me shume se 1.5 GB (1536 MB).
Bile edhe me ndalimin e SuperFatch, Windows 7 bënë kërkesa më të vogla ne Cache. Për funksione të ndërlidhura me sistemin operativ, Windows 7 përdor 333 MB, përderisa Vista me SuperFatch të ndaluar përdorë më shume se 519MB të Chache.
Implementimi i ri i SuperFatch në Windows 7 ka ndikim pozitiv në performancë. Qartazi Windows 7 mund të funksionoj më me pak resurse, kështu shfrytëzimi i Chache është më i vogël se në Vista. SuperFatch gjithashtu starton shumë më vonë, në mënyrë që hard disku nuk ndërlidhet menjëherë pas lansimit të sistemit operativ. Kjo donë të thotë që përdoruesi nuk duhet të pres gjersa sistemi operativ monopolizon resurset e sistemit për qëllime të Chaching.

Përfundim
Windows 7 është më i mirë se Vista dhe më i shpejt se XP, edhe pse XP mbetet më i aftë për pajisje me memorie të limituar dhe grafikë ta vjetruar.
Subjektivisht, ndryshimi nga Vista në Windows 7 është ngjashëm me lirimin e frenave të dorës se veturës dhe largim nga një ngufatje që sistemi kishte me Vista. Kjo rritje e madhe në përformancë ka disa veçori: startim dhe fikje më të shpejt se Vista dhe XP, përmirësim i procesimit paralel dhe lansim më i shpejt i drivers dhe komponentëve të sistemit operativ. Përdoruesit me eksperiencë gjithashtu do të shohin qasje më të shpejt dhe përmirësuar në domain.
Microsoft gjithashtu e ka ripunuar vetin e SuperFatch në detaje, që mundëson gatishmërinë e shpejt të operacioneve pas startimit. Nëse kaloni nga Vista në Windows 7, do të vëreni reduktim në aktivitetin e diskut pas startimit, sepse SuperFetch merr më pak kohë në lansimin e aplikacioneve në memorie në Winodws 7, që donë të thotë më pak pritje që sistemi të jetë gati për përdorim pas lansimit.
Windows 7 kursen më shume Cashe si rezultat i përmirësimeve në graphics driver. Pa marr parasysh sa dritare janë të hapura, shfrytëzimi i memories nga Desktop Window Manager nuk ngritët; video karta nuk okupon memorie shtesë për të hapur dritare të shumta. Në Windows 7, ky lloj lansimi është sa gjysma e asaj që ishte në Vista. Windows 7 gjithashtu na paraqet edhe Direct2D, që edhe me tej i shpejtëson grafikat 2D, mirëpo kërkohen standard drivers WDDM 1.1 për të shfrytëzuar 2D grafikat e reja në Windows 7. Për kartat grafike që kanë çipa nga ATI apo Nvidia, WDDM 1.1 nuk nevojitet pasi këta lloj çipash kanë drivers të këtij lloji që moti, mirëpo versionet e vjetra të Intel duhet te kenë WDDM 1.1.
Me Windows 7, Microsoft ka sjellë Sistem Operativ që me siguri do ti kënaq kërkesat e përdoruesve të rregullt, si dhe përdoruesve në industri dhe biznes. Shenjat e para janë që Windows 7 do të jetë shumë më i mirëseardhur se sa Vista. Nga tri platformat e testuar, vetëm sistemi më fuqi kompjuterike të ulët si Intel Atom nuk përballon Windows 7 me shpejtësi të kënaqshme. Mirëpo, bile edhe me procesor vetëm single-core si 1.4 GHz Core 2 Solo është i mjaftueshëm për të ofruar performancë të kënaqshme më Windows 7. Sistemet me fuqi kompjuterike të lartë si quad-core gjithashtu do të përfitojnë nga Windows 7, sepse shumë nga funksionet e Sistemit Operativ e shpërndajnë fuqinë kompjuterike në multi-core chips.
Qemajl Xhafa
Student në Shkenca Kompjuterike pranë
University of North Texas