Dueti i shumëpritur nga audienca kosovare, mes reperit të grupit Skillz dhe bukuroshes Dafina Zeqiri, tashmë është i gatshëm, por nuk do të publikohet.
Kënga do të titullohet “Pom Pëlqen”, ndërsa regjistrimi i saj në studio tashmë ka përfunduar, por pa u publikuar.
Javën e ardhshme pritet të fillojnë xhirimet videoklipit, për të cilin do të përkujdeset videoproduksioni kosovar, Entermedia. /Telegrafi