Dueti i shumëpritur nga audienca kosovare, mes reperit të grupit Skillz dhe bukuroshes Dafina Zeqiri, tashmë është i gatshëm, por nuk do të publikohet. Kënga do të titullohet “Pom Pëlqen”, ndërsa regjistrimi i saj në studio tashmë ka përfunduar, por pa u publikuar. Javën e ardhshme pritet të fillojnë xhirimet videoklipit, për të cilin do të përkujdeset videoproduksioni kosovar, Entermedia. /Telegrafi
|
Drejtori i Institutit të prognozave rajonale në Tiranë, Koço Danaj ka deklaruar se deri në vitin 2013 do të duhej të krijohej shteti i ri shqiptar. Sipas parashikimeve të tij, ky shtet do të përfshinte Shqipërinë e Kosovën, por edhe pjesë të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë ku jetojnë shqiptarët. Këtë ide Danaj e ka shfaqur në promovimin e listës së tij politikë “Lista e Shqipërisë Natyrale”. Ai ka vlerësuar se shqiptarët në këto shtete do të duhej të dilnin në referendum në të cilin do të deklaroheshin për themelimin e shtetit të madh shqiptar. Vendimin për referendum së shpejti e presin edhe në Kosovë. 
Danaj mendon se krijimi i shtetit të ri do të mund të arrihet vetëm në mënyrë paqësore dhe negociata me fqinjët dhe ka shtuar se krijimi i shtetit të madh shqiptar do të jetë zgjidhja më e mirë për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit, si dhe çështjen shqiptare në përgjithësi. /Telegrafi/
|
Gjat regjistrimit duhet te shenoni nje e-mail , secili anetar duhet ta verifikoj adresen e dhene , ka disa qe kan probleme , duke e shikuar kete ndihme ju lehteson qe te regjistroheni sa me shpejt Kliko ne Foto 
Kur te hapni e-mailin tuaj Klikoni ne JUNK shife foton pastaj Kliko ne fot 
pastaj Kliko ne foto 
pastaj 
Kjo menyr vlen pastaj edhe per te gjitha e-mailat qe i merrni nga 1nate - Nese Ju shenon dikush mesazh privat
- Nese ju shenon dikush komente ne profil
- nese ju vendos dikush ne listen e shhokeve
- dhe te gjitha njoftimet qe i merrni nga 1nate.com
Flm :)
|
Shqip Metë kritike e sigurisë në Internet Explorer
BSI rekomandon përdorimin e përkohshëm të shfletues alternativ Bonn, 15.01.2010.
Në Internet Explorer, ka një dobësi kritike ende i panjohur. Dobësi lejon sulmuesit të dëmshme për të injektuar nëpërmjet një faqe Web hartuar posaçërisht në një kompjuter Windows të depërtojnë dhe të ngritur. Javën e kaluar u bë i njohur sulm hacker në Google dhe kompanitë e tjera të SHBA me siguri ka shfrytëzuar dobësi.
Prekura janë versionet 6, 7-8 Internet Explorer për sistemet e Windows XP, Vista si dhe Windows 7 Microsoft ka lëshuar një këshillim të sigurisë në të cilin ajo diskuton për mënyrat e të minimizuar rrezikun dhe tashmë është duke punuar në një copë toke për të mbyllur boshllëkun e sigurisë. BSI pret që kjo dobësi do të përdoren në një kohë të shkurtër për sulmet në internet.
Running Internet Explorer në "regjimin e mbrojtura", si dhe disabling Acitve scripting Edhe pse më e vështirë për të sulmuar, por nuk mund të ndalohet plotësisht. Prandaj, BSI rekomandon për të kaluar në ekzistencën e një copë toke nga Microsoft në një shfletues alternativ.
Pasi dobësi ka qenë e mbyllur, BSI do të japë informacion për paralajmërimin e tij dhe informacion për publik-Cert. Keep informuar për Cert qytetar-dhe BSI paralajmëron qytetarët dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga viruset, krimbat dhe dobësitë në aplikimet kompjuterike. Analiza ekspert i BSI rreth orën, situata e sigurisë në internet dhe për të dërguar alarme kur veprimi është e nevojshme të sigurisë dhe informacionit nëpërmjet e-mail. Deutsch Kritische Sicherheitslücke im Internet ExplorerBSI empfiehlt die vorübergehende Nutzung alternativer Browser Bonn, 15.01.2010. Im Internet Explorer existiert eine bisher unbekannte kritische Sicherheitslücke. Die Schwachstelle ermöglicht Angreifern, über eine manipulierte Webseite Schadcode in einen Windows-Rechner zu schleusen und zu starten. Der in der vergangenen Woche bekannt gewordene Hacker-Angriff auf Google und weitere US-Unternehmen hat vermutlich diese Sicherheitslücke ausgenutzt. Betroffen sind die Versionen 6, 7 und 8 des Internet Explorer auf den Windows-Systemen XP, Vista und Windows 7. Microsoft hat ein Security Advisory herausgegeben, in dem es Möglichkeiten der Risikominimierung beschreibt und arbeitet bereits an einem Patch, um die Sicherheitslücke zu schließen. Das BSI erwartet, dass diese Schwachstelle in kurzer Zeit für Angriffe im Internet eingesetzt wird. Das Ausführen des Internet Explorer im „geschützen Modus“ sowie das Abschalten von Acitve Scripting erschwert zwar die Angriffe, kann sie jedoch nicht vollständig verhindern. Deshalb empfiehlt das BSI, bis zum Vorliegen eine Patches von Microsoft auf einen alternativen Browser umzusteigen. Sobald die Sicherheitslücke geschlossen ist, wird das BSI über seinen Warn- und Informationsdienst Bürger-CERT darüber informieren. Über das Bürger-CERT informiert und warnt das BSI Bürger sowie kleine und mittelständische Unternehmen vor Viren, Würmern und Sicherheitslücken in Computeranwendungen. Die Experten des BSI analysieren rund um die Uhr die Sicherheitslage im Internet und verschicken bei Handlungsbedarf Warnmeldungen und Sicherheitshinweise per E-Mail. English Critical security flaw in Internet Explorer
BSI recommends the temporary use of alternative browsers Bonn, 15.01.2010.
In Internet Explorer, there is a critical yet unknown vulnerability. The vulnerability allows attackers to inject malicious code via a specially crafted Web page into a Windows computer to infiltrate and set up. The last week became known hacker attack on Google and other U.S. companies has probably exploited the vulnerability.
Affected are the versions 6, 7 a.m. to 8 p.m. Internet Explorer on Windows systems XP, Vista and Windows 7 Microsoft has released a security advisory in which it discusses ways of minimizing risk and is already working on a patch to close the security gap. The BSI expects that this vulnerability will be used in a short time for attacks on the Internet.
Running the Internet Explorer in "protected mode" as well as disabling scripting Acitve Although more difficult to attack, but it can not completely prevented. Therefore, the BSI recommends to switch to the existence of a patch from Microsoft to an alternative browser.
Once the vulnerability has been closed, the BSI will provide information on its warning and information about public-CERT. Keep informed about the civic-CERT and the BSI warns citizens and small and medium enterprises from viruses, worms and vulnerabilities in computer applications. The expert analysis of the BSI around the clock, the security situation in the Internet and send alerts when action is needed and safety information via e-mail. marr nga Bundesamt für Sicherheit in der Informationstechnik Postfach 200363, 53133 Bonn Telefon: 0228 99 9582-5777 +49 228 99 9582-5777 Telefax: 0228 99 9582-5455 +49 228 99 9582-5455 E-Mail an die Pressestelle: presse@bsi.bund.de https://www.bsi.bund.de/cln_183/ContentBSI/presse/Pressemitteilungen/Sicherheitsluecke_IE_150110.html Pra Ju rekomandojme qe te perdorni Firefox Shkarko ketu http://www.mozilla-europe.org/
|
|
Category:
www-news
Reputacioni i dobët i Windows Vista ka të bëjë shumë me kërkesat e larta që bënë në hardware te sistemit, kompjuterit... Pasi që tani kemi versionin e plot të Windows 7 në dorë, është koha për të gjetur se sa ka, apo nuk ka, përmirësime në krahasim me paraardhësit e tij, dhe për të bëra disa benqmarks (testime), të shihet nëse Microsoft na ofron një produktë që klientët mund të shërohen nga plagët e krijuara përmes Windows Vista. Kai Scmerer nga ZDNet, ka vënë nën mikroskop të tri versionit, dhe kjo është çka përfundojmë.
Reputacioni i dobët i Windows Vista ka të bëjë shumë me kërkesat e larta që bënë në hardware te sistemit, kompjuterit. Kur Vista doli në Vjeshtën e 2006, fuqia kompjuterike ishte me dobët se në kompjuterët e sotshëm, mirëpo edhe me hardware modern, sapo ta vëni ne përdorim kompjuter bazuar në sistemin Vista, vëreni që është një sistem operativ që vuan për software që e kanalizon fuqinë kompjuterike dhe e maksimizon përdorimin e kompjuterit me performansat e ndërtuara.
Microsoft nuk mund të pranoj një reputacion të ngjashëm me Windows 7, dhe kështu ka optimizuar të gjitha komponentët kryesore të Sistemit Operativ. Nga start-up (lëshimi), deri në log in (kyçja), çdo gjë në Windows 7 është më e shpejt se Vista.
ZDNet ka përdorur lëshimin, versionin, e fundit (Jo Windows Beta) të Windows 7 të lëshuar tek prodhuesit e kompjuterëve për të krahasuar me Windows XP dhe Windows Vista në platforma, kompjuter, të ndryshëm. Platformat e Testuara

Startimi dhe Fikja
Koha që një kompjuter merr për të startuar nuk është kyçe dhe me rëndësi për performancën në përgjithësi, tek e fundit, kompjuteri zakonisht startohet vetëm një herë në ditë. Sidoqoftë, është indikacion dhe ofron sinjal fillestar të shpejtësisë të Sistemi Operativ. E njëjta vlen edhe për procesin e fikjes. Para fillimit të testimit, janë bërë të gjitha updates ne të tre sistemet operative. Për të
maksimizuar performancen e Diskut, është aktivizuar mënyra AHCI (Advanced Host Controller Interface) në BIOS. Në kompjuterin me fuqinë e madhe procesuese (rendi tre ne tabel), që kishte të instaluar PM800 Sammsung SSD Hard Drive, Windows 7 merr vetëm 12 sekonda për të arritur ne Desktop; XP merr 14.1 sekonda kurse Vista 14.5 sekonda.
Mirëpo, përdoruesit me eksperience të Windowsit e dinë që kohëzgjatja e paraqitjes së Desktopit dhe lansimi i plot i sistemit operativ nuk janë dy gjëra të njëjta. Si e tillë, kemi bërë matjen e dytë, duke ndaluar kohë matjen pas lansimit te Internet Explorer 8 me homepage të drejtuar në Bing. Kjo tregon kohëzgjatjen që merr për të përdorur aplikacione të bazuara në Web. Nëse gjykojmë nga kjo matje, Windows 7 punon më shpejt. Pas paraqitjes se Desktopit, kohëzgjatje deri tek Bing hompage është vetëm 2.5 sekonda. I tërë procesi startues ne Windows 7 deri tek arritja e Bing homepage zgjat 14.5 sekonda. Vista zgjat 18.5 sekonda ndërsa XP 23.7 sekonda. Windows 7 gjithashtu fiket më shpejt se dy paraardhësit e tij, me kohëzgjatje prej vetëm 4.5 sekondash krahasuar me Vista prej 7 sekondash dhe XP prej 6.5 sekondash.
Startimi në makinën me fuqi kompjuterike te vogël (rendi i parë ne tabelë), natyrisht zgjat me tepër. Lansimi i Windows 7 në sistemin me procesor 1.6GHz Intel Atom N333 dhe me hard disk konvencional zgjati për 44 sekonda. Qasja ne internet u mundësua pas 3 sekondash, ne krahasim me 57 sekonda ne Vista dhe 55 sekonda për XP. Në sistemin e vogël, fikja është më e shpejta në XP prej 8.1 sekondash, kundër Windows 7 prej 9.1 sekondash dhe Vista prej 10.3 sekonda.
Në përgjithësi koha gjatë startimit dhe fikjes tregon që Windows 7 perfomon më së miri, pavarësisht nga specifikat që sistemi është i ndërtuar. Sidoqoftë, updates dhe instalimi i aplikacioneve shtesë mund ti ndryshojnë këto të dhëna. Koha e llogaritur sekonda; sa më pak sekonda aq më mirë. Koha e llogaritur sekonda; sa më pak sekonda aq më mirë. 
Koha e llogaritur sekonda; sa më pak sekonda aq më mirë. 
Menaxhimi i memories dhe përdorimi i Cache Me Vista, Microsoft paraqiti teknologjinë e re te quajtur SuperFetch, për caching të aplikacioneve dhe shpejtësimit te kohës startuese. Memorja Cache regjistron aplikacionet që përdorën shpesh, dhe shpejton kohën e lansimit të tyre, në një mënyre kompjuteri është duke pritur përdoruesin që të jap urdhrin për lansimin e aplikacionit. Për hard disqet konvencional magnetik, kjo teknologji është e kuptueshme. Mirëpo nëse SSD përdoret për ruajtje, më mirë është që SuperFatch të qëndroj i fikur. Kohë qasje superiore e SSD-ve donë të thotë i lanciojm aplikacionet shumë me shpejt se disqet magnetike, kështu SuperFatch nuk bënë ndonjë dallim. Microsoft në Maj lajmëroj përmes ditarit elektronik që Windows 7 do ta ndaloj metodën SuperFAtch ne sistemet që përdorin SSDs. Microsoft gjithashtu njoftoi që metodat si Difragment dhe ReadyBoost nuk do të përdorën në Windows 7. Mirëpo, në versionin RTM (7600.16385), vetëm Defrag është joaktiv për SSD; SuperFatch dhe ReadyBoost startojn ngjashëm sikurse me disqet magnetike. Metoda SuperFatch ne Windows 7 dallon ne qasje dhe shfrytëzimin e Cache nga Vista. Nën Vista, regjistrimi ne Cache fillon menjëherë gjatë lansimit. Siç tregon figura më poshtë, vetëm pas 3 minutave mbi 1GB e memories është shpërndar. Në Windows 7, SuperFatch fillon pas 5 minutash, dhe pas 10 minutash pak me shumë se 600MB e memories shpërndahet. Brenda kësaj koha, SuperFatch ne Vista do të shpërndante me shume se 1.5 GB (1536 MB). Bile edhe me ndalimin e SuperFatch, Windows 7 bënë kërkesa më të vogla ne Cache. Për funksione të ndërlidhura me sistemin operativ, Windows 7 përdor 333 MB, përderisa Vista me SuperFatch të ndaluar përdorë më shume se 519MB të Chache. Implementimi i ri i SuperFatch në Windows 7 ka ndikim pozitiv në performancë. Qartazi Windows 7 mund të funksionoj më me pak resurse, kështu shfrytëzimi i Chache është më i vogël se në Vista. SuperFatch gjithashtu starton shumë më vonë, në mënyrë që hard disku nuk ndërlidhet menjëherë pas lansimit të sistemit operativ. Kjo donë të thotë që përdoruesi nuk duhet të pres gjersa sistemi operativ monopolizon resurset e sistemit për qëllime të Chaching. 
Përfundim Windows 7 është më i mirë se Vista dhe më i shpejt se XP, edhe pse XP mbetet më i aftë për pajisje me memorie të limituar dhe grafikë ta vjetruar. Subjektivisht, ndryshimi nga Vista në Windows 7 është ngjashëm me lirimin e frenave të dorës se veturës dhe largim nga një ngufatje që sistemi kishte me Vista. Kjo rritje e madhe në përformancë ka disa veçori: startim dhe fikje më të shpejt se Vista dhe XP, përmirësim i procesimit paralel dhe lansim më i shpejt i drivers dhe komponentëve të sistemit operativ. Përdoruesit me eksperiencë gjithashtu do të shohin qasje më të shpejt dhe përmirësuar në domain. Microsoft gjithashtu e ka ripunuar vetin e SuperFatch në detaje, që mundëson gatishmërinë e shpejt të operacioneve pas startimit. Nëse kaloni nga Vista në Windows 7, do të vëreni reduktim në aktivitetin e diskut pas startimit, sepse SuperFetch merr më pak kohë në lansimin e aplikacioneve në memorie në Winodws 7, që donë të thotë më pak pritje që sistemi të jetë gati për përdorim pas lansimit. Windows 7 kursen më shume Cashe si rezultat i përmirësimeve në graphics driver. Pa marr parasysh sa dritare janë të hapura, shfrytëzimi i memories nga Desktop Window Manager nuk ngritët; video karta nuk okupon memorie shtesë për të hapur dritare të shumta. Në Windows 7, ky lloj lansimi është sa gjysma e asaj që ishte në Vista. Windows 7 gjithashtu na paraqet edhe Direct2D, që edhe me tej i shpejtëson grafikat 2D, mirëpo kërkohen standard drivers WDDM 1.1 për të shfrytëzuar 2D grafikat e reja në Windows 7. Për kartat grafike që kanë çipa nga ATI apo Nvidia, WDDM 1.1 nuk nevojitet pasi këta lloj çipash kanë drivers të këtij lloji që moti, mirëpo versionet e vjetra të Intel duhet te kenë WDDM 1.1. Me Windows 7, Microsoft ka sjellë Sistem Operativ që me siguri do ti kënaq kërkesat e përdoruesve të rregullt, si dhe përdoruesve në industri dhe biznes. Shenjat e para janë që Windows 7 do të jetë shumë më i mirëseardhur se sa Vista. Nga tri platformat e testuar, vetëm sistemi më fuqi kompjuterike të ulët si Intel Atom nuk përballon Windows 7 me shpejtësi të kënaqshme. Mirëpo, bile edhe me procesor vetëm single-core si 1.4 GHz Core 2 Solo është i mjaftueshëm për të ofruar performancë të kënaqshme më Windows 7. Sistemet me fuqi kompjuterike të lartë si quad-core gjithashtu do të përfitojnë nga Windows 7, sepse shumë nga funksionet e Sistemit Operativ e shpërndajnë fuqinë kompjuterike në multi-core chips. Qemajl Xhafa Student në Shkenca Kompjuterike pranë University of North Texas
|
|
Category:
VIP
Rrëfimi i Marizës për këngën e Festivalit të Dhjetorit: Mos i vrisni ëndrrat, edhe nëse jeta nuk është siç e dëshiruat! Një krijim për mirësinë, dashurinë, ëndrrat, gjithçka që njerëzit sot harrojnë t'i shohin, prekin, ndjejnë dhe përjetojnë.
Me këto ide në kokë këngëtarja Mariza Ikonomi është ulur për të shkruar vargje dhe për të krijuar një melodi për këngën "Vazhdoj këndoj", me të cilën prezantohet këtë vit në Festivalin e RTSH-së.
Nga ajo skenë, Mariza nuk arrin të ndahet, një dashuri që u ngjiz që kur ajo ishte 11-vjeçe dhe interpretoi "Telefonatë zemrash" me Françesk Radin. "Nuk e di kur do më ikë nga mendja ai imazhi i Marizës së vogël, me syze", tregon ajo duke e cilësuar një emocion që do ta ndjekë gjithë jetën.
Më tej biseda me Ikonomin, në nga kafenetë e Rrugës së Ambasadave, vijon e lirshme tek përshkrimet e një dite, momentet kur krijon, muzat frymëzuese, ëndrrat e realizuara dhe ato që kërkojnë më tepër kohë, ku e gjen forcën në momente të vështira dhe kë ka për krah që të ndajë ato të bukurat. "Mëngjesi im fillon në orën 11.00", fillon të tregojë... Si fillon një ditë e Marizës? Më pëlqen mëngjesi, por asnjëherë nuk mundem të çohem në orën 7.00 sepse edhe puna që bëjmë zgjat deri vonë. Mëngjesi im fillon nga ora 11.00. Pastaj, një kafe me miket e mia dhe fillojnë impenjimet në studio, ose punoj individualisht. Në shtëpinë time kam një piano, një kitarë. Mundohem të dëgjoj sa më shumë muzikë dhe të krijoj sa më tepër. Kjo nuk më ndodh ditë për ditë. Ka raste që nuk kam dëshirë për të bërë asgjë. Në shumicën e herëve e stimuloj veten. Kur kam kohë, dhe jam e përqendruar, më pëlqen të lexoj. Tani po punoj për festivalin dhe kam një angazhim më tepër. E mira e kësaj pune është që nuk ka limite tetëorarëshe, oraret i caktoj unë. Për një artist është e rëndësishme liria me kohën? Po. Ka raste që mund të punoj vetëm 2 orë, ose të tjera që rri zgjuar tërë natën, varet nga përkushtimi i momentit. Njeriu nuk mund të jetë çdo ditë njëlloj. Puna jonë nuk është matematikë, nuk ka rregulla ekzakte. Duke punuar ditë për ditë dalin ide të reja. Duhet t'i grumbullosh të gjitha, të nxjerrësh më të mirën. Kjo është puna ime. Kur vjen muza e krijimit? Më pëlqejnë ditët me shi, më frymëzojnë më shumë. Ditët e vrenjtura më stimulojnë akoma më tepër, por varet edhe nga gjendja shpirtërore. Janë momentet kur jam vetëm, izolohem dhe vendos për të krijuar. Nuk dal shumë dhe përqendrohem tek ajo që dua unë të bëj. Në ç'gjendje është krijuar kënga e festivalit? "Vazhdoj këndoj" është një nga titujt, por mund të jetë edhe thjesht "La La La". Titulli i dytë tingëllon paksa fëminor, por mendoj se edhe të rriturit e kanë "fëmijën" brenda tyre. E kam krijuar në dhomën time, në shumë pak kohë. Janë ato momente kur njeriu i bën shumë "pse" vetes. I kushtohet më tepër aspekteve që njerëzit i kanë harruar, mirësisë, dashurisë, përkushtimit. Njeriu e ka një qëllim përse bëhet i tillë. Mesazhi i këngës sime është që edhe pse njerëzit mund të kenë ndryshuar, ose jetët e tyre nuk janë ashtu si ata i kanë dëshiruar, të vazhdojnë të ëndërrojnë. Të gjithë njerëzit kanë ëndrra, por duke u rritur i vrasin ato. Mua nuk më pëlqen kjo. Mundohem që ëndrrat t'i mbaj sërish gjallë. Edhe pse jeta ime nuk është një ëndërr, unë vazhdoj ëndërroj. Në këtë këngë gjejnë veten shumë njerëz, jo vetëm unë si krijuese. Çfarë janë realizuar nga ato që ke ëndërruar? Kam një familje të mrekullueshme që tani gjej më tepër kohë për t'iu përkushtuar. Ëndrrat e tjera i takojnë karrierës që deri-diku është e realizuar, por unë jam tip që kërkoj shumë nga vetja dhe asnjëherë nuk jam e kënaqur. Dua akoma më tepër. Si mbrohesh ti vetë nga shqetësimet e një jete të vrullshme? Kam një forcë shumë të madhe që më mbron. Unë besoj shumë tek Zoti. Është forca e vetme që më jep shpresën, dashurinë, qoftë edhe për të dashur më tepër, apo për të përballuar problemet. Vetëm diku kaq larg nesh mund të gjendet shpresa? Sigurisht që është edhe familja, motra ime, që më qëndrojnë shumë afër. Ka momente kritike edhe në karrierë sepse nuk mund të jesh gjatë gjithë kohës në majë, ose kënga nuk del ashtu siç do. Janë momente që vërtet mund t'i përjetosh keq dhe këto i përballoj vetëm duke besuar. Atë falënderoj për dhuntinë që më ka dhënë, për jetën që më ka dhënë dhe për gjërat që janë rreth meje. Të kthehemi sërish tek kënga. Ke përgjegjësinë e krijimit të muzikës, të tekstit, por edhe të interpretimit. Ishte i vështirë realizimi? Deri sa të vijë festivali jam lëmsh në kokën time. Nuk është e thjeshtë, por kur njeriu e do diçka me zemër, e realizon. Për mua nuk është e rëndësishme nëse fitoj apo jo, por është një këngë që e kam ndjerë për momentin, e kam realizuar dhe dua t'ia përcjell publikut mesazhin e saj. Nuk është nga ato këngët që pihet kollaj, nuk është limonatë, dhe shpresoj të dali mirë. Do të ishte shumë e thjeshtë për mua të isha vetëm në rolin e këngëtares. Përderisa krijoj, pse mos t'i jap publikut një copëz të zemrës sime, të ndjesive të mia. Vitin e kaluar i ke munguar Festivalit të Dhjetorit... Vitin e kaluar zgjodha Këngën Magjike. Kisha kohë që nuk merrja pjesë, që nga viti 2000. Kur merr pjesë në këtë konkurs, ndihesh mirë, e ndjen veten artiste të vërtetë, rrethohesh nga profesionistët. Arditi është një nga artistët që vërtet e vlerësoj shumë për këngët, por edhe në fushën e prezantimit. Para dy vitesh, kam marrë pjesë në Festivalin e Dhjetorit me një kompozim të Genti Lakos, me titull "Malli i tretur". Kemi bërë disa bashkëpunime që kanë rezultuar shumë të suksesshme. Është një këngë që e dëgjoj shpesh, më pëlqen, është ndryshe nga të tjerat, kam dalë ndryshe edhe si imazh. Përse është e rëndësishme pjesëmarrja në të? Jam rritur me skenën e festivalit. Edhe nëse merrem me videoklipe, apo aktivitete të tjera, më mungon ajo. Kam nevojë të përjetoj ato emocione që nganjëherë të bëjnë të biesh përtokë (qesh). Që në moshën 11-vjeçare kam kënduar në festival me Françesk Radin. Gjithmonë do t'i jep mirënjohëse profesorit që më zgjodhi për këngën e tij. Tani kam filluar të mos ta shoh këngën sepse nuk i mbaj dot lotët. Është një emocion që do më përshkojë gjithë jetën. Nuk e di kur do më ikë nga mendja imazhi i Marizës së vogël, me syze. Çfarë planesh ka Mariza këtë fundvit? Sapo të mbaroj festivalin, menjëherë do të nisem për në Nju Jork. Më pret një koncert bashkë me tre kolegët e mi Zef Dedën, Bashkim Alibalin dhe Alfred Trebickën. Do këndoj repertorin tim, pak këngë anglisht, pak këngë popullore qytetare. Aty do të kaloj edhe Vitin e Ri. /Shekulli/
|
|
Category:
VIP
Yllka Kuçi: Shkolla e mesme si ‘muaji i mjaltit’Yllka Kuçi ka thënë gjatë një emisioni televiziv për Kohavizion se koha e shkollës së mesme ka qenë ‘muaji i mjaltit’ i gjithë jetës së saj.Duke komentuar një fotografi nga mbrëmja e saj e maturës, Yllka ka thënë se ajo ka më shumë kujtime të mira nga koha e shkollës së mesme se sa nga koha e studimeve.
“Shkolla e mesme është si ‘muaji i mjaltit’,”, ka thënë Yllka, duke shtuar se kjo do të jetë periudha më e mirë e jetës së saj.
Yllka, e cila tashmë dhjetë vite është në lidhje dhe tashmë pesë vite e fejuar me Astritin, nuk ka komentuar planet e saj për martesë./Telegrafi/
|
Alban Skenderaj 20/04/1982 Alban Skënderaj u lind më 20 prill të vitit1982 në Lushnjë, por me origjinë është nga Vlora, është këngëtar shqiptar. Babai i tij në atë kohë punonte si oficer dhe i duhej të shpërngulej në Lushnje ku dhe u lind Albani. Pas disa vjetesh ai u kthye prapë në Vlorë ku kreu shkollën e mesme "Halim Xhelo". Ai beri çmendurinë më të madhe të jetës së tij duke u larguar me një shok në një anije të rastit drejt Italisë, ndërkohë që familjet e tyre nuk dinin asgjë. Atje ai vazhdoi nje shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë degë sepse për të bërë karrierë i duhej të lëvizte shumë. Me vëllezërit e tij ai hapi një dyqan mobilerish tip antikuaruiati. Në të njëjtën kohë, ai punonte dhe si infermier terapist pasi kishte bërë një kurs për këtë zanat. Ndërkohe, ai kishte bërë dhe një kurs disa mujor për kitare dhe për kanto. Në Itali, ai merrte shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku ftonte shpesh cmime. Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitete muzikore që zhvilloheshin këtu. Në dhjetor të 2004 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH-s, por nuk u pranua. Ndërkohe ai kishte dëgjuar për Top-Fest si një konkurs që i jepte shumë këngëtarëve të panjohur të afirmoheshin. Kështu që ai mori pjesë në Top-Fest 2 me këngën Vetem ty e cila u pëlqye shumë nga publiku. Zëri dhe teksti i këngës rrëmbyen sa hap e mbyll syte zerat e shume adoleshenteve. Me pas ai nxorri ne treg albumin Fllad ne shkretetire me kenge te kompozuara dhe te shkruara nda vete Albani. me 3 gusht te po atij viti aishfaq ne televizionet Shqipetare videoklipin e kenges Thirrje e Deshperuar. Gjate veres ai ftohet ne plot pabe dhe koncerte qe mbusheshin plot te rinj qe e adhuronin muziken e tij.ne kete menyre ai arrin te thyeje te gjitha rekordet duke u bere vip për 10 muaj. Vitin tjeter ai merr perseri pjese ne Top-Fest 3 por kesaj rradhe me ne bashkpunim me grupin kosovar Kthjellu me kengen Dicka qe pati te njejtin sukses dhe fitoi vendin e pare perseri. Nderkohe ai u be ikone publicitare e kompaniwse Vodafon.dhe erdhi te publiku me videoklipin e kenges Ky ritem. Me 28,29,30 qershor ai luajti rolin e Romeos ne musikalin Romeo & Zhulieta. Më pas ai mori pjesë në Festivalin e 45 të këngës me këngën "Eklips" ku doli në vendin e gjashtë. Me vitin 2008 ai merr pjese ne netet e Klipit ku mori cmimin e pare si klipi me i mire nder shume klipe tjera.
|
|
Category:
VIP
Mariza Ikonomi është Single Prej kohësh është futur në studion e regjistrimit për të realizuar këngën e saj të re. Edhe ne e kemi takuar në një moment pune, ku së bashku me grupin e saj ajo po përgatit këngën me të cilën do të marrë pjesë në Festivalin në Radio Televizion. Mariza Ikonomi tregon për “Bluetooth” motivin përse do të rikthehet në këtë skenë e ndërkaq një rrëfim personal për jetën e saj si beqare, apo edhe për shqetësimin që ndjen ajo për fëmijët… Dëshirën për të organizuar një koncert bamirësie… Për më tepër vetë Mariza tregon se… Mariza kemi kohë që nuk u kemi parë. Çfarë jeni duke bërë aktualisht? Jam duke u përgatitur për fesitvalin e madh në TVSH dhe jemi në punë e sipër për disa këngë dhe shpresojmë të dalim me sukses dhe është e rëndësishme të vlerësohet. Aktualisht jemi duke bërë prova. Unë ndihem me fat që kam një grup mjaft simpatik dhe janë djem shumë të talentuar, si Redi Dashi, Heldi Kraja etj. Ky është një vend që përveç se provoj dhe ushtrohem, ndihem shumë mirë në të njëjtën kohë. Vlerësimi është për ju pikësynimi i festivalit të madh? Nuk ka rëndësi të vlerësohet nga juria. Unë këtë këngë e kam bërë për qejfin tim, është një këngë që e kam ndier, që e kam ndier në një moment dhe thashë: pse jo, mund ta lançoj në festival? Sigurisht, vlerësimi i jurisë është gjë tjetër. Vlerësimi më i mirë që mund të jetë për një këngë, është koha dhe koha do ta tregojë nëse kjo këngë është vlerësuar për mirë. Por, unë mendoj se do të jetë pozitive. Do të na zbulosh diçka nga kënga? Tani nuk mundem pasi në festival duhet të dalin këngë të pa lançuar më parë. Do të kisha dëshirë vetëm pak, por nuk mundem. Ndërkohë i bini dhe kitarës, kjo është arsyeja që nuk i mbani thonjtë e gjatë? Kjo është një nga arsyet, pasi unë i bie dhe pianos. Kitarës nuk i bie si Santana apo Eric Clapton, por edhe unë kam mënyrën time. Kemi kohë që ju shohim në shoqërinë e miqve, është zgjedhja juaj të jeni single? Nuk mund të them se është zgjedhja ime, di të them se nuk më pëlqen të kem një raport, sepse ndihem vetëm dhe të lidhem me dikë. Më pëlqen të lidhem me dikë kur e ndiej, kjo është zgjedhja ime derisa të gjej personin e duhur, të më bëjë të ndihem mirë dhe të më mbushë shpirtërisht ashtu si kërkoj. Në këtë mënyrë është më mirë të rri vetëm, sesa të rri me persona që edhe pse do i kem pranë, do më bëjnë të ndihem vetë.
Je ndier ndonjëherë e lënduar apo ke lënduar dikë? Sigurisht që ne lëndojmë dhe lëndohemi, kjo është pjesë e jetës. Madje, në shpesh lëndojmë edhe njerëzit që duam më tepër. Ajo që është më e rëndësishme për mua është falja. Ne edhe pse lëndohemi duhet të falim. Është vështirë të falësh, por është akomë më e vështirë të mos falësh…! Je natyrë tolerante? Po, jam natyrë tolerante dhe fal shumë. Çfarë është ajo që e ka ngacmuar më shumë së fundmi Marizën? Mua në fakt më ngacmojnë shumë çështje, për shembull dhuna. Sa herë hap televizorin shoh lajme të trishtuara apo padrejtësitë që bëhen apo luftrat. Por më tepër më kanë ngacmuar njerëzt në nevojë. Për më tepër fëmijët dhe të them të drejtën kjo më ngacmon shpesh dhe nëse do të kisha më shumë para do ti dhurojë për bamirësi për ta. Jam mundur që në aktivitetet që zhvillohen për bamirësi të jem e pranishme, siç ka qenë në Bathorte apo në disa koncerte që kanë organizuar disa fondacione. Edhe pse ndihma ime nuk ka qenë shumë e madhe, jam ndier mirë që ata fëmijë qoftë edhe për pak çaste janë ndier të lumtur, pasi kanë nevojë të ndihen fëmijë. Po mendoja, pse jo të bëja një koncert për fëmijët në nevojë, së bashku me artistët e tjerë. Të mendojmë për këta fëmijë, ashtu si ata e meritojnë. Pse jo të ketë edhe këngë për ta, që të ndihem sa më të lumtur dhe të qetë. /Bluetooth/ Video :
|
|
Category:
VIP
Eliza Hoxha dhe Rosela Gjylbegu fituese në Kënga Magjike 2009 Të shtunën mbrëma në Pallatin e Kongreseve në Tiranë përfundoi aktiviteti i rëndësishëm i muzikës së lehtë shqiptare “Kënga magjike 2009”. Sipas votimeve nga vetë këngëtarët, vendi i parë: u takoi këngëtarëve Rosela Gjylbegu dhe Eliza Hoxha me këngën “Rruga e zemrës”, me tekst të Elizës dhe muzikë të Darko Dimitrov. E emocionuar dhe në një atmosferë tejet të ngrohtë, këngëtarja Eliza u shpreh se ky është një çmim tepër i rëndësishëm për karrierën e saj. Ndërsa Gjylbegu, mes ovacioneve nga publiku, që pothuaj se në korr thirrën emrin e fitueseve, ende pa u shpallur nga prezantuesi Gjebrea, theksoi: “Dua të përshëndes Darko Dimitrov, që më besoi muzikën e tij”. Vendi i tretë në këtë festival i shkoi këngëtares Soni, e cila duke qeshur tha se ajo dhe Irma Libohova gjithmonë i marrin çmimet tjera, pos të parit. Vendi i dytë u fitua nga këngëtarja e re Elvana Gjata, me këngën “Dhe zemra ndal” me tekst të Ardit Roshit dhe muzikë të Flori Mumajesit. Festivali solli edhe shumë çmime të tjera ku spikatën çmimi i internetit për Elvana Gjatën, çmimi i publikut për Adelina Ismaili me këngën “Nuk ngec” (muzika Adi Hila), e cila mori pjesë në këtë aktivitet muzikor pas dhjetë vitesh. Në një paraqitje të jashtëzakonshme skenike, me një veshje murgeshe, që shumë shpejt u ndryshua duke treguar një këngëtare, e cila nuk mund të ndryshojë performancën dhe personalitetin e saj artistik. Bukuroshja kosovare bëri për vete publikun, duke thënë se publiku i Tiranës mbetet gjithmonë i rëndësishëm për të. Në dhjetëshen e këngëtarëve më të mirë sipas vendit të dhjetë u rreshtuan: Rozana Radi, Olta Boka, Kastro Ziso, Adelina Ismaili, Kaltrina Selimi, Flori, Mira Koncci, Soni, Elvana Gjata dhe Eliza&Rosela Gjylbegu. Si gjithmonë festivali solli shumë spektakël dhe mbi të gjitha pjesëmarrje të këngëtarëve jo vetëm të karrierës, por edhe më të rinjve, në një hapësirë mbarëshqiptare të muzikës shqiptare. Skenografia u realizua nga Gaetano Castelli. Prezantuan: Ardit Gjebrea, i cili është edhe producent i këtij festivali, i shoqëruar nga Carmen Gjani dhe Katerina Kongoli. /NOA/ Video
|
Shkrimet që publikoi gazeta e njohur amerikane para dhe pas 29 Nëntorit. Përpjekjet për të penguar shpalljen e pavarësisë dhe roli i Ismail Qemalit
Gazeta “Albania” risjell për lexuesit e saj të gjitha shkrimet që u botuan në gazetën prestigjioze amerikane “The New York Times” për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Në këtë speciale, kushtuar 96-vjetorit, kemi përzgjedhur disa nga shkrimet dhe lajmet e publikuara përpara dhe pas momentit të deklarimit të mëvetësisë së shqiptarëve. Një vëmendje të veçantë gazeta amerikane i kushton edhe Ismail Qemalit, protagonistit kryesor të kësaj ngjarjeje. Intervista që dha plaku i Vlorës për një gazetë britanike rivjen sërish, duke treguar detaje të rolit të tij në Perandorinë Osmane dhe problemet që pati pas largimit të sulltanit Abdul Hamiti në vitin 1908. Disa ditë para ngritjes së flamurit në Vlorë, disa prej Fuqive të Mëdha dolën në mbrojtje të Shqipërisë, ndërsa disa shtete të tjera e kundërshtuan një hap të tillë, përfshirë fqinjët grekë dhe serbë. Në arkivën e “The Times”-it jepen përpjekjet dhe negociatat e Ismail Qemalit për të bërë njohjen e pavarësisë te shtetet perëndimore. Vetëshpallja e pavarësisë së Shqipërisë vendosi në dilemë dhe konflikte të ashpra edhe Konferencën e Londrës. Falë arkivës së “The New York Times”-it vijnë për lexuesin e gjerë sot të gjitha përpjekjet dhe sfidat e bëra nga shqiptarët 96 vjet më parë, për të krijuar shtetin e tyre pas 500 vitesh sundimi prej Perandorisë Osmane. Ismail Qemali, besnik i Perandorisë Osmane, përplaset me Italinë Gazeta amerikane sjell intervistën e Qemalit për “The Morning Post” Mbrojtja që ai i bën regjimit të vjetër dhe akuzat ndaj xhonturqve LONDËR – Ismail bej Qemali, tri herë guvernator i Tripolit nën regjimin hamidian (Abdul Hamid) dhe që nga ardhja në pushtet e turqve të rinj (xhonturqve), një kritik rebel i politikës së turqizmit së fundi ka qëndruar në Londër. Në bisedën me një përfaqësues të “The Morning Post”, Ismail Qemali hodhi poshtë me përzemërsi sugjerimin e udhëheqësve xhonturq se shqiptarët janë pasiv në besnikërinë e tyre ndaj kauzës otomane. Kritika për Italinë “Si një otoman patriot, unë protestoj me gjithë zemër kundër sjelljes së qartë të Italisë. Ajo nuk është vetëm një fyerje e integritetit të Perandorisë Otomane, me të cilën Italia është një bashkëgarantuese në marrëveshjet e viteve 1856 dhe 1878, por përbën një kërcënim të lartë për ekzistencën e shumë shteteve dhe i trajton marrëveshjet ndërkombëtare thjesht si mbeturina prej letre. Sipas Artikullit 8 të marrëveshjes së vitit 1856, Italia pranoi bashkë me fuqitë e tjera nënshkruese se “nëse do të dalë ndonjë problem midis Portës së Lartë dhe çdo shteti tjetër të fuqive që kanë firmosur dokumentin, çdo keqkuptim, i cili mund të rrezikojë ekuilibrat e marrëdhënieve të tyre, Porta e Lartë dhe secila prej fuqive të tilla, më parë duhet të tërhiqen nga e drejta e përdorimit të forcës, duke i lejuar vetes të fusin palë të tjera ndërmjetësuese, si një mundësi për të shmangur zgjidhet ekstreme. Për më tepër, sipas Protokollit të Londrës, nënshkruar në vitin 1871, fuqitë e kishin mbështetur atë unanimisht, si një parim thelbësor të Ligjit të Kombeve që asnjë fuqi nuk mund të hedhë poshtë detyrimet që dalin nga marrëveshja, apo të modifikojë marrëveshjen përkohësisht, duke mos pranuar pëlqimin e palëve ndërmjetësuese që rrjedhin prej saj. “Aspekti trishtues i çështjes në tërësi, në mendjen time, është se ky veprim nga ana e Italisë përcakton për të një pamje tërësisht tendencioze. Ylli i Italisë së Bashkuar doli gjatë luftës së Krimesë, kur ajo ishte bashkë me Francën dhe Anglinë, në mbrojtje të integritetit otoman dhe ajo arriti shkëlqimin e saj të madh në luftën e lavdishme për bashkimin e Italisë, e cila ishte e mjaftueshme që të deklarojë parimin e kombësisë. Opinioni im nuk është lëkundur asnjëherë në drejtim të kësaj; Fuqitë duhet të ndërhyjnë që të shmangin lëvizjet e fundit të Italisë dhe unë akoma mendoj se do të vijë dita kur ata do të pendohen nga realizimi i sanksionit të heshtur përmes ligjit të dhunës. Veçanërisht, Anglia ka interesa thelbësore për arsye të popullsisë së madhe muhamedane që ajo qeveris dhe nuk ka asnjë dyshim se të gjithë popujt myslimanë kanë qenë thellësisht të prekur nga ky akt i paqytetëruar i qeverisë së “civilizuar” perëndimore. Shqiptarët, pro-otomanë Sigurisht, unë mund ta them këtë: Shqiptarët myslimanë, pavarësisht shumë vuajtjeve të rënda të shkaktuara nga ata gjatë një apo dy viteve të fundit, nuk do të rrinë duke pritur nëse është e nevojshme për t’u ngritur dhe do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e perandorisë, nëse do të jetë e nevojshme. “Por, nëse unë e ndiej aq fuqishëm sa çdo otoman tjetër, në drejtim të çdo sulmi të bërë ndaj Perandorisë, jam i verbër ta arsyetoj ngjarjen në tërësi. Unë jam aq i sigurt aq sa mund të jem, se qeveria turke nuk ka humbur besimin te popujt e saj, me gjithë veprimet e çmendura të xhonturqve, si dhe respekton dhe simpatizon Fuqitë e Mëdha dhe Italia kurrë nuk do të ëndërrojë tentativën për një goditje të tillë. Problemet me xhonturqit Që pas rënies së Qamil Pashës, qeveritë, të cilat kanë vijuar njëra pas tjetrës, nuk kanë pasur qëllim më shumë të aplikojnë programin e një grupi njerëzish të panjohur përmes mjeteve të mistershme të pushtetit të tyre, sesa kanë luajtur thuajse për të ruajtur magjinë e ekzistencës së Perandorisë. Me zhdukjen e despotizmit të Abdul Hamidit, ata vazhduan të vënë të tjerë në vendin e tij. Ndonëse nën pushtetin hamidian, individët u vunë në qendër të persekutimit, e njëjta metodë është zbatuar edhe nën pushtetin e xhonturqve ndaj të gjithë kombësive. Në ditët e mia të para atje pashë një tmerr të kryer në masakrat e Adanas të realizuar nga urdhrat e këtyre njerëzve, që mbështetën shkarkimin e Abdul Hamidit. Pas vendosjes së tyre përfundimtare në Kostandinopojë, ata i varën shqiptarët që kishin qenë propaganduesit e tyre përpara se të bëhej ndryshimi. “E njëjta gjë ishte edhe në Hauran dhe Jemen. Paraja i kishte dalldisur dhe Perandoria u tkurr nga trazirat në luftën kundër të ashtuquajturve armiq të brendshëm, ndërsa garnizoni i Tripolit ishte reduktuar, siç thuhet, në rreth 500 veta. Shpërbërja u pasua me armiqësi të brendshme kudo. Dhe tani nxitësit që sollën zjarrin janë hidhëruar sepse liberalët e vërtetë në Perandori këmbëngulin se ata nuk janë njerëzit që duhet të dëbohen. Personat që i bënë këto gabime kërkojnë ndëshkimin e merituar; së paku ata nuk duhet të lejohen më gjatë të ushtrojnë ndikimin e tyre të keq në shumë poste zyrtare. Unë nuk kam hezituar të them se nëse Komiteti vazhdon të ekzistojë si pushtet suprem, asnjë element që përbën Perandorinë, apo Fuqitë, nuk do të jetë në gjendje të ketë besim në qenien si qeveri ligjore dhe me siguri që do të vijë një përplasje. Kalbja e Perandorisë Komiteti duhet të pranojë të këqijat që ka shkaktuar dhe anëtarët e tij duhet të kenë patriotizmin e mjaftueshëm që t’i zhdukin ata dhe të shkojnë te pushtetet e ngritura ligjërisht, – Sulltani, Senati dhe Dhoma, – një veprim ky absolutisht i lirë. Duke dështuar kjo, unë besoj se Perandoria është e destinuar të kalbet. Të gjithë njerëzit e saj janë gjallë nga e njëjta ndjesi. Ai është element i papërgjegjshmërisë në qeveri, e cila një ditë duhet të fundoset. “Ju më pyesni si zgjidhet çështja e Tripolit. Është e vështirë të përcaktosh se si do të shkojnë gjërat. Personalisht kundërshtova pranimin e një dëmshpërblimi në para, siç ishte gjithashtu, i njëjti rast në Bosnjë, në vitin 1908. Unë besova më pas dhe besoj edhe tani se ishte një precedent fatal dhe unë isha kundër kësaj. Perandoria Otomane nuk mund të qëndrojë e vetme; ajo ka nevojë për mbështetjen e aleatëve dhe unë mendoj se çështja mund të ishte zgjidhur në ato linja. Trazira e tanishme tregon shumë mirë të njëjtën gjë. Tripoli nuk është tamam i njëjti, si pjesë e Perandorisë. Tradicionalisht ai është përbërë nga dy Bevlikë, të ndarë dhe ai kishte një marrëveshje të sajën me Anglinë për disa kohë. Siç e dini, përfundimi i saj, duke u shkrirë brenda Perandorisë, është një çështje e historisë së kohëve të fundit dhe Caramanli i ka mbajtur zyrtarët deri gjatë viteve të fundit. Marrëdhëniet tona me Anglinë në lidhje me Egjiptin dëshmuan një mënyrë të mundshme të shmangies së telasheve. Ju keni mbrojtur teorikisht sovranitetin tonë. Ne kemi marrë haraçin tonë të vjetër dhe Britania e Madhe ka bërë ç’është e mundur që të ruajë tokën historikisht të dashur të Turqisë në lidhje me Khediviaten. Anglia ka sjellë një model në drejtim të Egjiptit dhe unë mendoj gjithashtu se përmes indiferencës së saj ajo ka treguar se kjo është bërë vetëm nga besimi në dashamirësinë e saj, që Turqia të mund të shpresojë të ruajë ndikimin si një fuqi e madhe. Ky është një nga gabimet më të rënda të viteve të fundit që drejtuesit e saj kanë bërë, të përpiqen ta detyrojnë Turqinë që të luajë rolin e një fuqie të madhe ushtarake, kur ajo është në fundin e një periudhe të rigjenerimit dhe rritjes. Nuk është se Perandoria po e shet lëkurën shtrenjtë dhe as nga politika e Chauvinizm-it, në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm, që respekton atë që fiton, por unë shpresoj se kur marrëveshja tashmë është tejkaluar, ne do të kthehemi te politika e liberalizimit real, të cilën e shohim jo thjesht si zbavitje, ashtu siç ndodhi në fund të regjimit të vjetër, në vitin 1908. Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 31 dhjetor 1911 Pavarësia e Shqipërisë, si reaguan Fuqitë e Mëdha “The New York Times” raporton hollësisht për pavarësinë e Shqipërisë Shtetet që dolën kundër saj dhe shtrimi i çështjes në Konferencën e Londrës Grekët akuzojnë Ismail Qemalin VJENË – Një mesazh radiofonik i marrë në Trieste nga vapori “Graf Wurmbrand” thotë se dy anije ushtarake torpediniere u hetuan në Durrës për kontrabandë. Udhëheqësi shqiptar, Ismail Qemali, i cili kishte qenë në bordin e “Graf Wurmbrand” dhe që po shkonte të shpallte pavarësinë e Shqipërisë, kishte zbarkuar me mbështetësit e tij kur ishte bërë kontrolli. Mesazhi shton se deri sot në mbrëmje asnjë anije serbe apo malazeze nuk ishin shfaqur në Durrës. Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 23 nëntor 1912 Mediat perëndimore njoftojnë shpalljen e pavarësisë Ismail bej Qemali thotë se e ka bërë njoftimin në Durrës VJENË – Sipas një informacioni të publikuar në të përditshmen “Allegemeine Zaitung”, pavarësia e Shqipërisë është shpallur në Durrës nga Ismail bej Qemali, udhëheqës i shqiptarëve. Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 24 nëntor 1912 Italia i gëzohet pavarësisë së Shqipërisë Shumë persona me prejardhje shqiptare jetojnë në provincat e Jugut ROMË – Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimi i një qeverie të përkohshme atje është mirëpritur në Itali, veçanërisht në Italinë e Jugut. Italia dhe Sicilia, ku jetojnë disa qindra e mijëra shqiptarë për nga origjina, të parët e të cilëve u arratisën drejt Italisë në vitin 1444, kur Skënderbeu, djali i Gjon Kastriotit, princ i një fisi në Shqipëri, njohën pavarësinë e saj dhe e mbrojnë atë në luftën e suksesshme kundër qeverisë otomane. Telegrame të pafundme u shkëmbyen midis udhëheqësve shqiptarë këtu dhe vëllezërve të tyre në vendlindje. Ka shumë shqiptaro-italianë të njohur në Itali. Kryeministri i fundit, Krispi, ishte me prejardhje shqiptare. Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 30 nëntor 1912 Ismail Qemali, mesazhe në Perëndim për njohjen e Pavarësisë LONDËR – Sipas korrespondentit të “The Daily Mail” në Kostandinopojë, përfaqësuesit e Turqisë dhe Bullgarisë do të firmosin këto ditë një marrëveshje armëpushimi. Megjithëse kjo deklaratë nuk është konfirmuar saktë nga ndonjë burim, një zyrtar shpërndau njoftimin në kryeqytetin turk, ku deklarohej se armëpushimi është i pritshëm dhe një marrëveshje mund të firmoset gjatë një apo dy ditëve të ardhshme. Ndërkaq, vazhdon përmirësimi i gjendjes së përgjithshme në Europë. Propozimet e sekretarit Britanik për Çështjet e Jashtme, zoti Eduard Grew, të cilat realisht konsiderohen vetëm propozime që një nga kryeqytetet të bëhet një lloj qendre diplomatike që të lehtësojë shkëmbimin e pikëpamjeve midis fuqive, ka gjetur aprovimin dhe konsiderohet një pikë e sigurt. Mesazhet nga Shën Petersburgu artikulojnë synimet paqësore të Rusisë. Qeveria austriake është përgatitur të mirëpresë zgjidhjen që u propozua nga Ismail Qemali, që është shpallur President i Përkohshëm i Shqipërisë nga drejtuesit e fiseve shqiptare. Në lidhje me shqetësimin për kultivimin e marrëdhënieve të mira me shtetet e Ballkanit, ai premtoi se do të garantojë për serbët ushtrimin e tregtisë së lirë në Durrës. Austria do të bie dakord për këtë. Ismail Qemali, që dikur ishte udhëheqësi shqiptar në Parlamentin Turk, ka dërguar kërkesa te qeveritë e Austrisë, Francës dhe Italisë për njohjen e shtetit të ri të Shqipërisë dhe mbrojtjen e saj nga copëtimi. Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 30 nëntor 1912 Italia dhe Austro-Hungaria, pro pavarësisë VLORË – Pavarësia e Shqipërisë mund të gëzojë simpati të gjerë dhe mbështete morale prej Italisë dhe Austro-Hungarisë. Kjo është thënë sipas një garancie që iu dha Ismail bej Qemalit nga konsujt e dy fuqive këtu teksa flisnin në emër të qeverive respektive. Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 3 dhjetor 1912 Rusët nuk e njohin pavarësinë e Shqipërisë VJENË – Një mesazh i “Neue Freie Presse” nga Kostandinopoja thotë se ambasadori rus ka informuar Vezirin e Madh se Rusia nuk do ta njohë pavarësinë e Shqipërisë. Ai thotë se Rusia është dakord që të krijohet jo më tepër se një provincë autonome, nën garancinë e të gjitha fuqive të mëdha. Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 4 dhjetor 1912 Roma dhe Vjena, mbështetje për Ismail Qemalin LONDËR – Sipas një mesazhi nga kryeqyteti i Austrisë, “Ismail bej Qemali, udhëheqësi i shqiptarëve, ka dërguar një telegram nga Vlora në Vjenë, duke protestuar kundër bombardimit të qytetit nga dy anije luftarake greke. Zyra Ndërkombëtare e Postës thotë se përmes bombardimit, luftanijet kishin objektiv special ndërtesat publike të qytetit ku valëvitej flamuri i ri shqiptar. Zoti Eduart Grey, sekretari i Jashtëm, tha dje pasdite se megjithëse i është propozuar Konferencës së Ambasadorëve në Londër, po bëhet progres në këtë drejtim. Nuk është vendosur përfundimisht nga të gjitha fuqitë europiane nëse është momenti i përshtatshëm për të… Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 6 dhjetor 1912 Çështja shqiptare vë në vështirësi Konferencën e Ambasadorëve LONDËR – Ndonëse marrëveshja e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha rreth autonomisë së Shqipërisë është një hap i rëndësishëm, ku po përpunohen detajet e skemës që ta bëjnë efektive atë, ky do të jetë një ndër problemet më të vështira që po përballet ndonjëherë një konferencën europiane. “The Economist” jep të dhëna të financierëve dhe investitorëve që shprehen se në vitin që vjen totali i huave që do të jepen arrin në 400 milionë dollarë, me të cilat do të riparohen dëmet e shkaktuara nga lufta dhe mobilizimet në Rusi, Austri dhe Itali. Gazeta llogarit koston e luftës rreth 175 milionë dollarë, duke përdor si bazë për përllogaritjen faktin se janë rreth 1 090 00 njerëz nën armë; – 400 mijë turq, 300 mijë bullgarë, 200 mijë serbë, 150 mijë grekë dhe 40 mijë malazezë, – sipas një shpenzimi mesatar prej 10 shilingash (2.40 dollarë në ditë për një person). Delegatët e Paqes së Ballkanit dje iu gëzuan mikpritjes së Lord Mayor në drekën e shtruar në “Mansion House” dhe dëgjuan një fjalim të mbajtur nga kryeministri Asquith, që tha se nuk ndihet i turpëruar të deklarojë veten optimist se negociatorët po ecin drejt dhe po arrijnë në vendosjen e paqes dhe se Paqja e Londrës do të vlerësohet nga historia si petali më krenar në kurorën Mbretërore të Londrës. Porta e Lartë ka autorizuar të dërguarit e saj të përfshihen në delegacionet greke gjatë negociatave për paqe dhe nisi një korrier që të marrë dokumentet që do të dalin nga ky vendim, që pritet të merret sot në Londër. Mesazhet nga Kostandinopoja thonë se turqit janë të sigurt se tani do të kenë një pozitë ushtarake më të mirë në drejtim të grekëve sesa kur nisën negociatat dhe se Turqia tani nuk do të nënshkruajë një amnisti me ata, edhe nëse grekët e kërkojnë. Sipas një tjetër informacioni, delegacionet turke kanë qenë të udhëzuara të ngrenë çështjen e statusit të Adrianoples në mënyrë të menjëhershme dhe nëse Bullgaria këmbëngul në pretendimet e saj, do të ndërpriten negociatat e paqes. Diplomatët, përgjithësisht, tregohen skeptikë për këtë histori. Megjithatë, “The Daily Telegraph” thotë se ka informacion të paqartë se Turqia është e vendosur në mënyrë të fortë për të mbajtur Adrianoplen apo të rifillojë armiqësitë. Për këtë arsye ajo mbajti një pikëpamje serioze për të ardhmen e çështjes së konsideruar të suksesshme në Konferencën e Paqes. Gjithashtu, gazeta përmend se përdorimi i fjalës “autonomi” në qëndrimin zyrtar, i dalë nga Konferenca e Ambasadorëve, në vend të pavarësisë, të lë të kuptosh një synim te pjesa e Fuqive të Mëdha, që ta lërë Shqipërinë nën mbikëqyrjen turke, e cila mund të jetë e mirëpritur prej aleatëve të Ballkanit. “The Morning Post” thotë se kjo është e kuptueshme, ndonëse nuk ka mundësi që aleatët të japin pëlqimin e tyre për mbajtjen e Adrianoples nga Turqia; ata janë të vendosur të presin një kërkesë për mbrojtjen e Xhamisë së famshme të Sulltan Selimit atje për besimin muhamedan dhe se dëshirojnë marrëdhënie miqësore me Turqinë. Ata janë gati të lëshojnë çdo koncesion të arsyeshëm te turqit, duke paracaktuar lejimin e çdo province kristiane që të mbetet nën sundimin turk. Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 21 dhjetor 1912 Ismail Qemali refuzon propozimin e Ruzveltit për mbret të Shqipërisë LONDËR – Ismail bej Qemali, gjatë një interviste të dhënë ditët e fundit në lidhje me sugjerimin që kolonel Ruzveltit e ftoi atë të që bëhej kandidat për fronin e Shqipërisë, tha se kjo çështje doli përmes korrespondentit të një gazete amerikane kur e pyeti nëse ai, duke qenë ish-president, a mund t’i përmbushë detyrimet për mbret të Shqipërisë? Ai tha se preferon ta trajtojë sugjerimin si një lojë dhe nuk mendon që të jetë një gjë e përshtatshme për ta marrë seriozisht në konsideratë. Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 11 maj 1913. /Gazeta Albania/
|
Stafi i 1nate.com ju uron festën e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, të cilët, çdo 28 nëntor, e kremtojnë me krenari Ditën e Flamurit, që përkon edhe me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, në Vlorë. 
Disa artikuj interesant klikoni ne linqe me poshte per me shume info Shpallja e Pavarësisë në vitin 1912 sipas “The New York Times”-it
Historia e Shqiperis kliko
|
|
Category:
VIP
Adelina: Këngëtaret i kërkojnë regjisorit klipe si të miat"Mos më kopjo mua", thotë ajo. Gjatë karrierës së gjatë ka eksperimentuar me dukjen e saj duke sjellë tek publiku vetëm të bukurën. Me një këngë dhe klip ku ajo aktron 8 personazhe, rikthehet përsëri për fansat e saj. Një kohë të gjatë këngëtarja është e mbyllur totalisht për mediat e shkruara. Këtë radhë Adelina Ismaili vjen ekskluzivisht dhe pas shumë kohësh në një intervistë për "Panorama plus".Ka pak ditë që ke publikuar një këngë të re të cilës i ke realizuar edhe klipin. Na trego diçka më shumë? Isha në makinë, po dëgjoja një cd dhe dëgjova një potpuri të mrekullueshme kënduar nga perla e muzikës shqipe, Fatmira Breçani. Si admiruese e flaktë e muzikës sonë të pastër shqipe, Fatmira Breçani mbetet njëra ndër legjendat e gjalla të muzikës shqipe për mua, por edhe potpuria më mrekulloi dhe e dija që s‘do të shpëtoja pa e kënduar. Vendosa këtë potpuri të vjetër të muzikës autoktone shqipe ta rikrijoj në zhanrin “Tribal”, një zhanër ky shumë modern në trendët e fundit të muzikës botërore. Realizimi i këngës u bë në Zvicër. U ndava shumë e kënaqur. Realizimi i klipit zgjati tri ditë dhe dy net, me 4 orë pushim për të fjetur. Nuk mund të them që ishte e lehtë, megjithatë duhej të udhëhiqja një ekip prej 137 njerëzish, të koncentrohesha në vallëzim, këndim, aktrim, të gjitha. Regjisori, i cili kryekëput realizoi idenë time, në fund më tha: “Nuk e kuptoj pse shumica e njerëzve që kam punuar me ta, të kanë prezantuar tek unë si një njeri problematik. Ti vetëm po e di çka don”. Kush u kujdes për pamjen? Unë i kisha skicuar të gjitha, veshjen, flokët, grimin e deri në detajet më të vogla. Inspirimi im në lëmin e bukurisë femërore mbetet Fadil Berisha dhe çdo foto e tij që e shikoj, më sjell pa fund ide. Disa veshje janë ide të z. Berisha, dhe ndjehem me fat që njoh atë njeri. Unë bëra vizatimet, grimeri i vendosi në fytyrën time. Shihet një Adelinë e transformuar në disa role, sa të vështirë e kishe? Unë kam treguar qyshkur që aktrimin ma ka mësuar i madhi Sevdai Radogoshi, dhe nuk e kisha vështirë të aktroja. Në këtë klip jam inspiruar nga skeçet e tij fantastike ku ai i pari ka luajtur pa problem “femrën, mashkullin problematik, e pafund karaktere që unë “ia vodha” dhe i futa në klip (qesh). Dhe jam mësuar si të koncentrohem që të futem në rol, të mos përziej karakteret, e shumë fshehtësi të tjera profesionale (qesh). Për ata që nuk e kuptojnë subjektin e këngës dhe klipit, na bëj një sqarim në pika të shkurta? Ka disa porosi. Duke ditur që jemi ndër popujt e rrallë në botë që respektojmë religjionin e çdokujt, dhe në mesin e popullit tonë ekzistojnë edhe katolikë, edhe myslimanë, edhe ortodokse, etj., trajtova pikërisht respektimin e religjionit të shqiptarëve. Porosia ime është e qartë: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Në përgjithësi, mesazhi është: ”Arti, muzika nuk njohin kufij dhe në një diskotekë, nën tingujt e një kënge të pëlqyer, në gëzim, shqiptarët bashkohen të gjithë. Qoftë mbretëreshë, qoftë kamarier, qofte katolikja me myslimanen, qoftë një mashkull problematik me një DJ hebrej, qoftë vallëtare, kushdo qoftë, kënga e bashkon. Këtë e kam parë me sytë e mi në çdo koncert ku këndoj. Kombi i pasqyruar përmes artit është universal. Nuk njeh kufinj të ndarjes, por të bashkimit. Këngëtarët asnjëherë nuk tregojnë detajet e rëndësishme gjatë realizimit të klipeve, do na zbulosh diçka ekskluzive për ne? Nuk di pse fshehin këngëtaret rëndësinë e montimit. Në 90% të klipeve këngëtarja bën një lëvizje të vogël, e cila kur montohet duket si vallëzim perfekt. Ok, unë këtë nuk e lejova, sepse do dukem qesharake kur në koncerte të mia do të kërkohej ai vallëzim nga unë, e unë s‘do të isha në gjendje ta bëja, por ka një fshehtësi në klip. Ka skena ku shihen nga 2-3, nganjëherë të gjitha “Adelinat” në një skenë të vetme. Unë kisha 7 dublere që aktronin rolet e mia para një kamere të vetme. Por kjo është forca e filmimeve. Ka shumë pjesë që nuk janë futur në klip, që unë i konsideroja shumë të bukura, por regjisori më tha: “Adelinë, kot po torturon montazherin. Ne kemi material edhe për 5 klipe, po të ishte kënga 180 minuta, vërtetë do shfaqej çdo gjë që ti dëshiron”. Projekti shihet që është i shtrenjtë, do na tregosh sa kushtoi dhe kush ka financuar? Nuk parapëlqej të flas për kostot e klipeve, më duket banale të lavdërohem me çmime të mëdha. Asnjëherë në jetë nuk kam pasur klip me buxhet të ulët. Klipi është financuar nga unë, gjë që shihet në fillim të klipit ku reklamohet “Iliada entertaiment”, produksion ku unë jam bashkëpronare. Më herët televizionet gjithmonë projektet e Adelina Ismailit kanë “vrapuar” t’i marrin si ekskluzive, derisa këtë radhë pamë që klipin ua kishe lënë ekskluzivitet fansave, ke më shumë besim tek ata? Nganjëherë kam përshtypjen që e teproj me sentimentet, në botën e egër të shou-biznesit ku kërkohet vrazhdësi, por jam në një stad jetësor ku saktësisht e di se kush vlen për mua. Fansat e mi kanë qenë me mua në të mirë e në të keqe. Kush e meriton më shumë? Askush. Adelina si këngëtare ekziston për fansat, posaçërisht për fansin tim të cilit ia besova klipin. Thuhet që klipi tashmë ka pushtuar mediat televizive, përveç fansave kush tjetër e ka pasur ekskluzivitetin? Artisti s‘mund të ekzistojë pa mediume, dhe as mediumet pa artistët. “Luftërat” medium-artist rrisin interesimin për të dyja palët, deri në momentin kur kalohet kufiri i kulturës, edukatës dhe mirësjelljes. Ekskluzivitetin e kanë pasur të gjithë. Në të njëjtën ditë klipi është shpërndarë në të gjitha mediumet elektronike, gjë që nuk ishte aspak e lehtë. Ndërkohë edhe për intervista je pak e rezervuar, pse? Nuk jam e rezervuar, por totalisht e mbyllur për çdo media të shkruar që ka marrë guximin njëherë në jetë të shkruajë gjëra që më kanë ofenduar pa bazë. E di që asnjë nuk varet nga unë, por unë aq më pak. Për fansat gjithmonë jam aty. “Do not copy me”, mbishkrim i bukur që më pëlqeu jashtë mase, kujt i është dedikuar? Ishte ide e regjisorit, dhe gati u përplasëm sepse nuk pranoja. Ai ka punuar me shumë këngëtare, njeh karrierën time mirë, dhe gjatë tërë kohës kur bëja grimin apo flokët, më ngacmonte duke më treguar për këngëtare që kur shkojnë të realizojnë klip, dërgojnë regjistrime të koncerteve të mia. Në fund më bindi duke më thënë që ky nuk ishte mesazh vetëm për këngëtaret tona, por edhe për mjaft këngëtare sllave. Më gjeti pikën e dobët dhe pranova si gjysmë në vaj (qesh). Unë nuk kam pranuar asnjëherë në këngë të lavdëroj veten aman! Tash më pëlqen ajo ide, që në fillim po bëja luftë (qesh). Megjithatë parapëlqej të vlerësohem objektivisht nga të tjerët. A i frikoheni reagimit të “fanatikëve” për simbolet religjioze në klip? Aq sa është frikësuar Skënderbeu nga dikush! Pra frikohem aspak. Mbi të gjitha është shqiptaria. Lexuesi gjithmonë do të dijë diçka nga jeta private e Adelinës. Na trego pak? Si çdo njeri i gjallë, kam kaluar sfida që më kishte caktuar fati, dhe si duket fati më shpërbleu. Jeta ime private është e lidhur me profesionin si asnjëherë më parë, momentalisht. Jam e lumtur me punën që bëj, dhe në më dhashtë Perëndia fatin, do të kem një jetë normale si çdo femër tjetër. Jeta ime është më shumë në avion e hotele, sesa në shtëpi. Në rastet më të shëmtuara të jetës, ngushëllimin e kam gjetur në lutjen: “Më dhashtë Perëndia fatin, ashtu siç e kam shpirtin”. Çdo mund e sakrificë po ndjej që po shperblehet. Kam zgjedhur një profesion jo të lehtë. Por këtë rrugë kam zgjedhur vet, Zoti më përkrah dhe nuk lejoj askënd të ngrejë zërin kundër fatit e Zotit. Ke pasur shumë suksese në koncerte anë e mbanë ku jetojnë shqiptarët, je pritur jashtëzakonisht mirë, flitet që këto koncerte do të përsëriten? Ku ndjehesh më së miri kur këndon? Turneu në Evropë u përsërit, do të përsëritet prapë. Turneu në Shtetet e Bashkuara do të përsëritet vitin e ardhshëm, në qofsha shëndosh e mirë. Kosovën dhe Shqipërinë i kam lënë pak keq këtë vit dhe shfrytëzoj rastin të kërkoj falje të gjithë atyre që më ftuan, por e kisha të pamundur, shkaku i obligimeve jashtë Kosovës. Pa dyshim, më së miri ndjehem në diskotekën më të madhe dhe më moderne shqiptare, në “Rinora 4”. Ata njerëz janë pafundësisht profesionalë, gjithmonë në hap me trendët më të reja botërore, kanë qenë pranë meje në raste të mira dhe jo të mira, është një klientelë e zgjedhur të rinjsh shqiptarë dhe të huaj. Njerëz si këta na bëjnë të mburremi që jemi shqiptarë. Diçka për fund? Respekto kishë e xhami, admiro të shenjtën shqiptari. /PanoramaPlus/ marr nga Telegrafi Ps: kliko ne "trackback" dhe abonohu :)
|
|
Category:
Tekste Shqip
Sabri Fejzullahu Konvikti nr.5 Ku më mbeti ky qytet e shikoj por nuk e shoh. Qdo i 2`ti n`rrug më flet unë nuk i njoh, nuk i njoh. Ku janë rrugët me kalldërm shputat m`i kan puthur.
Ku mbet vajza që kam lënë e nuk pat më të bukur. I njejt paska mbet veq korriku që e puthë për trupi kmishen. Lumturia ime iku ëndrrat u prishen.
[Ref.1x] Mbrëm me lot të kam kujtuar para konviktit nr.5. Tjerë të ri të dashuruar ënderronin plot me shpres. Jo,jo hëna s`ka treguar se ky shpirt ende dënes. Ku u pam e ku u n`dam para konviktit nr.5.
Ku janë rruget me kalldërm shputat m`i kan puthur. Ku mbet vajza që kam lënë e nuk pat më të bukur.
I njejt paska mbet veq korriku që e puth për trupi kmishen. Lumturia ime iku ëndrrat u prishen.
[Ref.1X] Mbrëm me lot të kam kujtuar para konviktit nr.5. Tjerë të ri të dashuruar ënderronin plot me shpres. Jo,jo hëna s`ka treguar se ky shpirt ende dënes. Ku u pam e ku u n`dam para konviktit nr.5.
|
Të ndihesh e bukur si ElvanaJanë të shumta cilësimet dhe epitet që i janë vënë këngëtares simpatike nga Shqipëria, Elvana Gjata. E njohim si një ndër këngëtaret më seksi në estradë, ka një zë të mrekullueshëm dhe pëlqehet shumë nga publiku. Ndihet e lumtur dhe e kompletuar në atë çka ka arritur të krijojë.Intervistoi: Gazmend Kajtazi Dashje pa dashje, personazhet e artit e të kulturës e kanë të nevojshme të flasin për projektet e tyre? Elvana: Padyshim që po, të paktën për mua mbasi kam investuar një kohë të gjatë për krijimin dhe përfundimin e një projekti të ri, lind jo vetëm nevoja por dhe dëshira për të promovuar sa më shumë punën tënde të re që ti ke punuar shumë dhe ke derdhur brenda shumë pasion. 
Jeni e re, shumë e njohur, shumë e admiruar, e pse jo duhet të jeni dhe shumë e pasur. Si e ndjeni veten në këtë kundrim majash, në këtë Olimp perëndish? Elvana: Mendoj se ajo qe kam arritur deri më sot është një pozicion që më bën te kem një jetesë relativisht të kënaqshme. Mendoj se që të arrij ato ‘majat” e vërteta më duhet akoma shumë punë, karrierë dhe akoma më shumë sukses. Ju keni zgjedhur regjinë… Ke frikë se më vonë mund të braktisësh muzikën për regjinë? Elvana: Jo, muzika do jetë profesioni im që do vazhdoj të jetë për një kohë të gjatë, nuk do ta linja për regjinë, por do t’i përkushtohesha të dyjave njëkohësisht. Tani më shumë po merren me muzikën, sepse jam ende studente për regji-teatër, por mbasi të diplomohem, do promovoj projekte të reja që do shfaqen në teatrot kombëtare. Gjithnjë je shquar për një formë të shkëlqyer. Çfarë bën për ta arritur një gjë të tillë? 
Elvana: Falë gjeneve që po e bëjnë punën e tyre pa ndihmën e palestrës. Më pas dëshira për t’u ushqyer shëndetshëm më mban gjithmonë në formë. Mendoni se ka qenë dhe bukuria juaj që ka elektrizuar publikun dhe skenën? Elvana: Them se po, mendoj se paraqitja e mirë skenike është një plus i madh për një artist, përveç vlerave të tij vokale. A ka ndonjë pjesë të trupit tënd që do të doje ta ndryshoje? Elvana: Absolutisht, edhe mua, ndonjëherë më vjen ajo dëshira që të ndryshoja diçka. Por, kënaqem me zgjedhjen që ka bërë Zoti për paraqitjen time të jashtme. 
Ç’trajtime bën në sallonet e bukurisë apo tek parukieri? Elvana: Të gjitha trajtimet e mundshme që më bëjnë të ndihem një femër e përsosur. Ç’pjesë të trupit s’do doje ta prekte “plakja”? Elvana: Sytë. Do doja t’i kisha gjithmonë të paprekshëm nga dukuria e plakjes. A ke ndonjë tatuazh? Elvana: Po kam. Tatuazhet më kanë tërhequr gjithmonë. Them se do bëj një të ri, qe do t’ia dedikoj motrës. Vajzat e spektakleve, këngëtare të ndryshme tregojnë se kujdesen për linjat e tyre. Ju mbani dietë? Elvana: Jo, nuk kam mbajtur kurrë dietë, mendoj se janë shkatërruese për organizmin deri diku. E rëndësishme është të mos abuzosh me ushqimin dhe format e trupit mbeten shumë të mira. A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo...? Elvana: ...sensuale. 
Duke qenë një person publik, shpeshherë jeni në qendër të thashethemeve në gazeta. A ka pasur së fundmi thashetheme që ju kanë nxehur dhe si arrini ta menaxhoni një situatë të tillë? Elvana: Në fakt thashethemet që janë shkruar për mua deri diku i kam injoruar, por kur kanë qenë të tepruara, më kanë revoltuar shumë: si ai i lidhjes time me Florin. Marrëdhënia ime me Florin ka qenë gjithmonë profesionale dhe miqësore. Ai përveç se është kompozitori im i këngëve, është edhe mik shumë i mirë. Por, asnjëherë s’ka pasur dhe s’do të ketë diçka më shumë. Meqë ju jeni një personazh shumë interesant dhe zhvillimet tuaja na interesojnë të gjithëve, si po shkon jeta juaj private? Elvana: Jeta ime private shkon shumë mirë. Çfarë jeni në gjendje të bëni për dashurinë? Elvana: Jam gati të heq dorë nga dashuria. 
Si mund të fitohet një mashkull sipas teje Elvana? Elvana: Mashkulli nuk mund të fitohet, nuk është trofe. Mund ta besh bësh për vete duke qenë vetvetja. Lista e kritereve tuaja për një mashkull? Elvana: Është një listë shumë e gjatë, do na duhej një intervistë tjetër, hasha. Çfarë do të doje që një mashkull të vlerësonte tek ti? Elvana: Atë çka unë jam. Çfarë do të doje të kishe në këto momente, diçka që të mungon? Elvana: Motrën time që e kam larg, që është idhulli im. Ka shumë kohë që nuk rri pranë saj dhe ndihem shumë bosh pa të… /Telegrafi.com
|
|
Category:
VIP
KUR KËNDON DHE QAN ZEMRA... Këngëtari më melankolik dhe emotiv, por edhe këngëtari i baladave, Ramadan Krasniqi-Dani, gjithsesi është ndër këngëtarët e rrallë të estradës sonë, qoftë për stilin e tij të veçantë, qëndrimin në skenë, modestinë, por edhe interpretimin e teksteve shumë të fuqishme me elemente dhembshurie, emotive, përkushtuese dhe prekëse.Intervistoi: Gazmend Kajtazi "Moj katile", "Tradhtare", "Duro zemër", "Ndahet zemra", "Me 7 dry", "Ti që fike shpirtin tim" janë vetëm disa nga këngët që prekin çdo zemër sado e ngurtë qoftë ajo. Por siç ndodh shpesh në jetë, jeta e ka edhe anën tjetër, atë të errëtën. Ramadan Krasniqi-Danit, kohë më parë i është shkëputur nga kjo jetë vetëm fizikisht, bashkëshortja tij, duke e lënë artistin të vetmuar dhe me vaj, por sërish të mbushur me këngë, sepse për Danin - "Vaji i burrit", qenka kënga. Duke përfillë këtë postulat, ai këtyre ditëve, bashkëshortes së tij, mikes së jetës, i ka kushtuar këngën "Jeta pa ty", që siç del nga teksti dhe interpretimi, është një jetë e rëndë dhe tërësisht ndryshe. Jeta, shpesh di të jetë e padrejtë dhe plot ironi, megjithatë ajo mbetet enigmë dhe këtu qëndron madhështia e saj. Kënga përkushtuese e Danit për miken e tij, bëri që ne ta zhvillojmë këtë bisedë, natyrisht duke e kuptuar dhe falënderuar që po ia trazojmë ndjenjat dhe emocionet. Dani, çka të themi, e ke pasur vështirë në të dyja momentet: edhe kur e ke përcjellur miken për në botën e amshueshme, por edhe sigurisht, kur ia keni kushtuar baladën, do të thoshim emblematike "Jeta pa ty" që është një lament për të gjitha dhembjet? Dani: Në të dyja rastet e kam pasur vështirë, dhe vet titulli i këngës ‘Jeta pa TY’, mendoj se i shpjegon qartë ndjenjat e mia, të cilat në këtë rast i kam ndarë me publikun, sepse mendoj se kënga është një temë realitet për shumë njerëz. Keni rënkuar dhe keni theksuar se po ju mungon prezenca e saj kur e ‘pini kafen e mëngjesit vetëm’ dhe shfaqni një protestë të heshtur ‘...se Vitin e Ri nuk do ta prisni bashkë’. Kujt i drejtohet kjo protestë? Mos vallë Zotit? Dani: Jo, asnjë herë. Dani beson në Zotin dhe çfarëdo që jeta i sjellë dikujt, duhet të pajtohet me të, sepse është ajo që e ka caktuar Zoti. Një pasionant i vargjeve të bukura më kujtohet se thotë: ‘Nuk ka njerëz të mëdhenj në këtë Botë, por ka sfida të mëdha, të cilat njerëz të thjeshtë sikur unë dhe ti, i takojnë dhe duhet të përballen me to’. Në popull ekziston thënia ngushëlluese "Ka qenë e shkruar nga Zoti" . A pajtohet njeriu lehtë me këtë thënie? Dani: Jeton me dhembje, por duhet të pajtohet. Në një proverb thuhet se pranvera i merr të bukurat... Dani: Po dhe thuhet se Njerëzit e mirë, Zoti i do dhe i merr më herët për vete. Kënga juaj ngërthen në vete përkushtimin dhe apelin për tu mbajtur si burrë edhe në raste të rënda? Dani: E thashë, kënga e dedikohet gruas time, por në këtë këngë mendojë se gjejnë forcën edhe shumë zemra të tjera të thyera të publikut, të cilin e dua shumë e që pikërisht ata më dhanë forcën që t’i kthehem këngës prapë. Normalisht siç e kam thënë më parë, vajzat dhe djali kanë qenë ata që e kanë sjellë vendimin definitiv për të vazhduar me këngën. Pse titujt e disa këngëve tuaja janë në shikim të parë janë shumë të rëndë. A kanë adresë të caktuar këto këngë? Dani: Asnjë këngë në jetën time, nuk ka pasur të bëjë me mua, përveç këngës ‘Jeta pa Ty’. Por pse janë të rënda mendojë se si popull si komb jemi shumë të pastër, dhe kohë pas kohe na kanë përcjellë realitete të ndryshme emotive. Janë shumë realitete që ndonjëherë e bëjnë këngën të rëndë, duke ja ruajtur realitetin apo të përditshmen. Vlerësoheni si "Bilbili i Kosovës", për të mos thënë Pavaroti i Kosovës... Dani: Ndjehem mirë, kur publiku thotë kështu…, epo më larguat pak nga tema, por këtu dua tua them, se këtë epitet këtë titull joformal, para pak vitesh ma ka shprehur, e madhja e zërit shqip, zonja e nderuar Nexhmie Pagarusha, të cilës i përulem me mikrofon. Nexha, është me të vërtetë institucion e muzikës. Është e madhe. I respektojë edhe kolegët tjerë. Për vete, nëse jam Bilbili i Kosovës dhe Pavaroti i Kosovës, atëherë i falënderohem Zotit, për zërin dhe publikut për përkrahjen. Keni deklaruar se keni pezulluar koncertet për t’iu përkushtuar fëmijëve, të cilët kanë nevojë për ngrohtësinë tënde. Çka keni nga fëmijët? Dani: Jaë 3 vajzat, Fjolina, Dona e Fjanda dhe djali im Andi. Janë këta katër margaritarë që kurorëzuan jetën time të lumtur me të ndjerën gruan time, Eminen. Një këngë ia keni kushtuar edhe djalit "Andit", i cili ka ardhë në këtë jetë pas disa vajzave. Në këtë këngë mes tjerash uroni që ai të rritet më babë e nënë. Si reflektohet kjo te Andi? Dani: Andi po mbahet si burrë. Është tip që s’flet shumë. Po i kalojmë ditët bashkë… A do t'ju trashëgojë dikush nga fëmijët në rrugën tuaj dhe a do t'ia kishit preferuar ndonjërit "zanatin" tuaj? Dani: Po, nëse ata do të kishin dëshirë, por mendoj se muzika dhe kënga nuk shkon me zor. Ne kemi shumë këngëtarë që duan tua lënë fëmijëve këngën por dështojnë. Andi e do futbollin, e ka pasion dhe le ta vazhdojë, unë nuk ia prishi qejfin. Pasi është ndarë zemra, pasi janë këputur edhe fjalët, megjithatë ju keni vendosur t’i thuani zemrës: "Duro zemër". Shpresojmë se do ta mundni dhembjen, lëngatën dhe do ta mbyllni atë "Me 7 dry" për të na dhënë edhe më tutje këngë të bukura dhe me përmbajtje të hareshme. Dani: Nëse është kjo pyetja u fundit, dua t’u them se kjo është intervista që më ka dhënë forcë. PO, DANI do të të vazhdojë me këngë deri në frymën e fundit në këtë Botë, deri atëherë kur publiku mendon se DANI i duhet këngës. Edhe njëqind herë po të lindja, në prehër të këngës do të vdisja. Faleminderit për kohën tuaj. Respekt. /Telegrafi/
|
Te gjith anetaret e faqes sonte kane mundesi te hapin nga nje e-mail me @1nate.com adresa eshte e lidhur me hotmail.com dmth e njejte me live.com ose de mundeni ta perdorni direkt ne mesengjer 1° Funksionet jan te njejta si te nje adresse me live.com apo hotmail.com vetem qe eshte @1nate.com a) Administrimi i kontos behet nga hotmail.com pra nga live ( mircrosoft ) b) asnje dallim nuk ka nga @live.com vetem qe eshte me @1nate.com c) 7 Gb keni vend ne cdo e-mail adres Duke klikuar >>ketu << regjistroheni njeher , pasi te kryhet regjistrmi Pastaj nese doni qe kontaktet qe i keni ne msn e vjeter shkoni keshtu 
1°J u klikoni exportieren 2° I boni "spichern"(save ang') ne pc tuaj 3° pastaj Importieren keshtu i keni ne msn e ri me me @1nate.com te gjitha kontaktet prap ne msn per ti lexuar e-mailat ose ne http://live.com ose ne http://mail.1nate.com
|
Nese doni qe ti keni te gjith shoket tuaj edhe ketu , ateher klikoni tek ky link
http://www.1nate.com/invite.php pastaj e shtypni  psh me msn tim :)
e te dalin te gjith shoket qe i ke ne msn 
|
Ketu mundeni te shikoni se si te ngarkoni video nga youtube ne faqen tone 1° Klikoni  pastaj VIDEO pastaj  
pastaj e merrni let link nga youtube ku shenon URL 
|
|
|