Deutsch EnglishShqip
Home Members Blogs Photos Videos Music Groups Events Polls Articles chat
Articles
Ciljeta
09-02-08

Profili


Datelindja:

-05 Shkurt 1985

Biografia


Lindur: Tirane, Albania
Modele, Kengetare
Horoskpi: Ujori.
Çiljeta lindi më 5 shkurt të vitit 1985 në Tiranë, në Lagjen Nr. 3, te Selvia. Tetëvjeçaren e kreu në shkollën "Jeronim de Rada" e më pas gjimnazin te "Sami Frashëri", në Tiranë. Në shkollë ka dalluar me aftësitë e saj në kërcim, këngë e recitim. Që në vitin e parë të gjimnazit zgjidhet modelja më e mirë. Po këtë vit merr pjesë edhe në konkursin e bukurisë "Miss Shqipëria", ku vlerësohet me çmimin "Miss Kinemaja". Në moshën 17-vjeçare përfaqëson Shqipërinë në spektaklin e bukurisë "Miss National", të organizuar në Brazil. Gjatë gjimnazit bëhet imazh edhe i disa reklamave. Familja e saj përbëhet nga tre pjesëtarë: mami, babi dhe Çiljeta. Babi i saj quhet Ferdinand Xhilaga, i ditëlindjes 15.12.1935. Aktualisht, është pensionist, por profesioni i tij ka qenë ekonomist. Origjina e tij është dibrane, mirëpo, duke pasur babanë oficer, është lindur në Delvinë. Mami i Çiljetës quhet Majlinda Xhilaga, e lindur më 23.05.1962 në Korçë. Profesioni i saj është parukiere. Çiljeta i ka bërë dhuratë mamit të saj një sallon bukurie në Tiranë, i cili mban emrin "Çiljeta". Çiljeta ka një marrëdhënie të rrallë me gjyshen e saj..."

 

Powered by:
BoonEx - Community Software; Dating And Social Networking Scripts; Video Chat And More.
Copyright © 2009 1nate.com.