Kërko:
Kërkim i Avancuar
Statusi
Blerim Destani FAN CLUB neue bilder ­folgen
Aktualizuar 5 muaj më parë
info shtes
Statistikat
Akonti:1nate Fanpage
Portali:1nate Network
Vizita:3000 Vizit(a)
Shokë:24 Shok(ë)
Aktualizuar 12 ditë më parë
Rrëgjistuar me:28/4/2009
Muzika e Blerim Destani FAN CLUB
Groups (1)
Koha e Kometes (Time of Comet
Werbung
Profili
Shokët
Libri
Video
 
Fanpage per
Fanpage per:
Blerim Destani FAN CLUB
Biografia :
Ju pershendes te gjetheve dhe mirserdhet ne faqen e Blerim Destani Fan Club.

This is a fan club for Blerim Destani, an Albanian actor whos was Born in Germany and originates from Tetovo, (Macedonia).

Biography / Biografia:

Blerim Destani lindi më 12 prill të vitit 1981 në Stolberg, Aachen, Gjermani, është aktor gjermano-shqiptar.

Fëmijërinë e tij e kaloi në Tetovë, Maqedoni. Gjithë familja e tij ka prejardhje shqiptare. Prej dhjetë vitesh, Blerimi jeton dhe punon në Gjermani dhe Maqedoni. Pasionin e tij për aktrimin Blerimi e zbuloi shumë herët. Që në moshën 14 vjeçare iu dha roli i tij i parë në filmin televiziv shqiptar “Atje ku nuk lind dielli”. Këtë kohë filloi të merrte mësim aktrimi në Angli. Në vitin 2004 Blerim Destani mori ofertën e parë të madhe për të qenë pjesë e një filmi. Me përfaqësimin e rolit kryesor të Benit, në filmin televiziv kosovar “Metropolet” me regji të Sunaj Raçaj, ai tërhoqi vëmendje të madhe nga publiku në Evropën Juglindore.

Një vit më vonë Blerim Destani bëhet pjesë në filmin “Etjet e Kosovës”. Në filmin “Etjet e Kosovës” aktori kosovar Blerim Destani ka veshur petkat e një fshatari që del në luftë, një personazh pa emër e pa fjalë. Kthehet nga lufta i gjymtuar, jeton në një ***rike me rrota dhe përjeton çmendurinë dhe vetvrasjen e gruas së tij. Shprehet se ka qenë një rol i vështirë për t’u realizuar dhe një film që përcjell një ngjarje të rëndë. Para se të hynte në sheshin e xhirimit, Destani e ka kërkuar në Kosovën e pasluftës rolin e tij. Ka takuar shumë të gjymtuar, për të kuptuar dhe përjetuar sadopak dhimbjen e tyre. “Në kohën e luftës unë kam qenë në Gjermani dhe si shumë të tjerë ngjarjet i ndiqja nëpërmjet televizionit apo gazetave. Kur m’u ofrua roli u ktheva në Kosovë për të takuar invalidë që të kisha mundësi t’i jepja shpirt rolit tim. Por ata nuk flsinin shumë. Nuk donin të tregonin për luftën dhe atë që kanë ndjerë”, tregon ai duke vazhduar se “kur zbrisnim në sheshxhirim për të realizuar disa skena ku unë isha në ***rike, në prapavijën e stafit mund të qëndronin rreth 20 invalidë. Nuk flisnin, vetëm përloteshin kur shihnin xhirimet”.

Megjithatë dëshira e Blerim Destanit, është të mos mbetet vetëm aktor. Ka pasur mundësinë të mbledhë përvojën e parë në fushën e regjisë dhe të produksionit. Ka punuar si ndihmës producent në filmin “Uji i Madh” me regji të Ivo Trajkov në vitin 2004, film i cili u përfaqësua në shumë festivale dhe u vlerësua me çmime. Aktualisht merr mësime gjuhësh. Ndërsa në kohën e lirë, Blerim Destani merret me boks dhe të luajë futboll. Hobet e tjera të tij janë të shkojë në kinema dhe të bëjë shumë udhëtime.
(Wikipedia)

Filmografia:

1996 - Atje ku nuk lind dielli

2005 - Metropolet………. Beni

2006 - Etjet e Kosoves………. ushtari

2007 - Koha e kometes………. Shestan

2008 - The Truth about men / E verteta reth burrave……..nje Mexican (filmi eshte ende ne gjirim)

Por jo vetem kaq! Suksesi i Blerimit vazhdon edhe në vitin 2009. Ai ka qenë i angazhuar në filmin holivudian „Get Low“(Skenar: C. Gaby Mitchell, Chris Provenzano, regjisor: Aaron Schneider) ku ka luajtur përkrah Ikonës së aktrimit Robert Duvall si dhe yjeve të kinematografisë siç janë Bill Murray, Sissy Spacek, Scot Cooper, Lucas Black dhe Bill Gobbs. "Get low" është në produkcion të kompanisë "Zanuck Company" me producent Dean Zanuck



---------------------------------------------------------------------------

Per te gjith pjestaret e grupit:
LINKI I FILMIT KOHA E KOMETES:

http://www.facebook.com/ext/share.php?sid=43361532762&h=IWouE&u=CHEJE

The link to the movie 'KOHA E KOMETES'
http://www.facebook.com/ext/share.php?sid=43361532762&h=IWouE&u=CHEJE

Nese dikush ka problem me linkin me tregoni.

If someone has a problem with the link please let me know.
----------------------------------------------------------------

Linki per 'HIGH DEFINITION' domethane qualitet ma i mire gjindet ne YOUTUBE (jane 12 pjesa pra kjo eshte pjesa e pare dhe tjerat pjesa gjinden kollaj)

http://www.youtube.com/watch?v=itvNbEjeZxM
Stili:
..
Aktiviteti i Fundit
12 ditë më parë
Blerim Destani FAN CLUB ka shtuar nje kenge .